Home KRYESORE

Thjeshtësi? Nga Alda Merini

2
0
SHARE

Përktheu: Elona Caslli

Thjeshtësi do të thotë të zhvishesh lakuriq para të tjerëve.
Dhe ne e kemi aq të vështirë të jemi të vërtetë me të tjerët.
Kemi frikë se na keqkuptojnë, se dukemi të brishtë,
se tjetri do të na mëshirojë.
Kurrë nuk e shfaqim veten.
Sepse na mungon forca për të qenë njerëz,
ajo forcë, që na bën t??i kuptojmë kufinjtë tanë,
që na bën t??u japim një kuptim këtyre kufinjve,
dhe t??i shdërrojmë në energji ose më mirë në vetë forcë.
E dua thjeshtësinë që shoqërohet me përunjësinë.
Më pëlqejnë endacakët.
Më pëlqejnë njerëzit që dinë ta dëgjojnë erën mbi lëkurë,
që ndiejnë aromën e gjërave,
që kapin shpirtin e tyre.
Më pëlqejnë ata njerëz , që e takojnë mishin e tyre  me mishin e botës.

Share: