Home I pakategorizuar Tiranë/ Babai shkon te varri i djalit, shokohet nga ajo që gjen

Tiranë/ Babai shkon te varri i djalit, shokohet nga ajo që gjen

0

Kishte shkuar ashtu siç bënte shpesh të dielave te varri i të birit, por është shokuar me skenën me të cilën është përballur.

Një baba i cili kishte humbur të birin, ka bërë denoncim në komisariatin nr.4 të policisë në Tiranë ditën e djeshme, duke thënë se i kishin shkatërruar varrin e djalit.

Më konkretisht 51-vjeçari A.T., banues në Tiranë, tha para uniformave blu se te varrezat e Tufinës, i është dëmtuar varri i fëmijës së tij.

Babai ka konstatuar dëmtime të pjesës së mermerit dhe kornizës së fotografive.

Kjo bëri që policia të nisë hetimet për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur./360grade.al

Share:
Reklama juaj