Home KRYESORE Tiranë, pronarja e lokalit grushta klientes

Tiranë, pronarja e lokalit grushta klientes

0

Një ngjarje e pa precedent ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet ku një e re është goditur me grusht nga pronarja e lokalit në të cilin kishte zgjedhur të frekuentonte.

Shtetasja me iniciale M.T ka kallëzuar në polici së në një lokal lojërash për fëmijë është goditur nga pronarja e lokalit të cilën pretendon se nuk e njeh.

Njoftimi i Plotë:

Më datë 18.03.2018, shtetasja M.T, vjeç 28, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Skënder Kosturi”, në një lokal lojërash fëmijësh, është goditur me grusht, nga pronarja e lokalit të cilën nuk e njeh. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Share:
Reklama juaj