Home KRYESORE Tritan Shehu: Largimi i Arkivit nga Gjirokastra eshte nje “Krim Historik”

Tritan Shehu: Largimi i Arkivit nga Gjirokastra eshte nje “Krim Historik”

0

Largimi i Arkivit nga Gjirokastra eshte nje “Krim Historik”, jo vetem ndaj atij Qyteti emblematik e Qarku te lashte, por dhe ndaj vlerave tona kombetare.

Ne vend qe ai Arkiv te rinovohej, modernizohej, te behej sa me i perdorshem nga qytetaret, studiuesit, turistet, vizitoret, universiteti, etj, ai largohet arbitrarisht, per tu futur diku ne nje “qoshe” larg.

Ai Arkiv, qe dokumenton vlerat historike te ketij Qyteti e Qarku, vlera keto mijera vjecare, deshmi te nje kulture, tradite, zhvillimi te spikatur e te vecante, dinjitoz, thellesisht europiane, qe i ka rrezistuar cdo pushtimi apo interference tjeter, kerkohet te futet ne “erresire”.

Ky veprim i qellimshem, anti vlere e anti kulture, ne vazhden e diskriminimit te thelle, qe po i behet Qarkut te Gjirokastres e atij Qyteti, arrin ne dimensionet e nje “Krimi”ndaj vlerave e rrenjeve tona me te thella historike e perkatesie.

Nje pyetje, pse dhe per llogari te kujt kerkohet te zhbehet historia, e kaluara e per rjedhoje edhe e sotmja, jo vetem e Gjirokastres, qe keshtu te mund te devijohet e ardhmja jone ne pergjithesi?!

“Krim”me pasoja historike ky, i pa tolerueshem dhe i pa pranueshem.

Share: