Home KRYESORE Tronditen shkencëtarët, lind boa me dy koka dhe dy zemra

Tronditen shkencëtarët, lind boa me dy koka dhe dy zemra

Një gjarpër ka lindur me dy koka dhe dy zemra. Boa, 2 javëshe, është shfaqur në një program në National Geographic.

Dy kokat dhe zemrat e gjarpërit dalin nga një trup i përbashkët, raportoi National Geographic.

Të dy kokat arrijnë të kontrollojnë veçmas hapësirën e tyre dhe lëvizin me lehtësi gjuhën.

Gjarpëri u dërgua tek veterineri për ekzaminim.

Një rreze X zbuloi se zvarraniku ka dy zemra funksionale brenda.

Por krijesa me dy koka ka vetëm një grup organesh të brendshme.

“U trondita kur zbulova se kishte dy zemra. Por ishte e mahnitshme të kuptoje se gjarpri binjak siamez ishte në të vërtetë dy gjapërinj në një lëkurë të përbashkët,”-tha Dr. Thielen.

Dr Thielen tha se kurrë më parë nuk kishte parë një boa me dy koka./OraNews

Share: