Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Tur historik në (Tiranë) Shqipëri!

Tur historik në (Tiranë) Shqipëri!

0

Nga Genti Pulti

Pas inagurimit te “Qendres Toptani”, shtohen mundesite per tu njohur historia e vendit tone; “Turizem Makbethian”.

Perfytyroni: Turistet dalin nga “Hotel Plaza” dhe sapo hipin ne autobus, ciceroni vazhdon; Ne krahun e djathte te hotelit eshte “Toptan Shopping Center”, Esat Toptani u vra ne 1920 ne Paris, si tradhetar i Shqiperise.

Pas dy minutash ciceroni: Ky eshte “Sheshi Avni Rustemi”. Ky ishte ai tipi qe vrau Esat Toptanin”

Pas pese minutash: Ketu jemi ne “Bulevardin Zogu I”. Ahmet Zogu ishte kusheri nga nena i Esat Toptanit, dhe vrau Avni Rustemin per tu hakmarre.

Pese minuta me pas: Jemi ne “Sheshin Fan Noli”. Ai ishte prift, por kur Ahmet Zogu vrau Avni Rustemin, beri revulucion dhe mori pushtetin. Ahmetin e debuan, dhe e denuan me vdekje ne mungese. Kur Ahmeti u rikthye pas gjashte muajsh, mori pushtetin, u be mbret dhe denoi Fan Nolin me vdekje ne mungese. Fan Noli i’u kthye punes si prift.

Dy minuta me pas, ciceroni vazhdon: Kjo eshte “Piramida”, ish muzeu i Enver Hoxhes, qe pasi mori pushtetin, shpalli Avniun dhe Nolin heronje, kurse Esatin dhe Ahmetin armiq. Kjo histori vazhdoi 45 vjet.

Kthen koken nga ana tjeter ciceroni dhe vazhdon: Kjo eshte qeveria dhe zyrat e Kuvendit te Shqiperise. Keta i rane shkurt. I shpallen Esatin, Avniun, Ahmetin dhe Nolin heronje, kurse Enverin e shpallin 8 vite hero, 8 vite armik!

Kjo eshte “Happy-end” nga historia e Shqiperise per 104 vite dhe 16 minuta udhetim!

Share:
Reklama juaj