Home KRYESORE Turqia ka gati planin e ri: Në prill, me lejen e Zotit...

Turqia ka gati planin e ri: Në prill, me lejen e Zotit do të fillojmë…

0

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Nurettin Canikli, tha se Turqia planifikon të përdorë municionin e ri vendor në operacionin antiterrorist “Dega e Ullirit” në Afrin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në muajin prill me lejen e Zotit do të realizohen testimet e fundit të disa prodhimeve. Pas përfundimit me sukses të testeve, ato do t’i dorëzohen për përdorim Forcave të Armatosura Turke”, tha Canikli në një deklaratë për AA dhe TRT pas vizitës së stendave në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Detarisë dhe Mbrotjes (DIMDEX) – 2018 në Doha të Katarit.

Ministri turk Canikli vuri theksin në spikatjen e kompanive turke të mbrojtjes në këtë panair.

Canikli tha se në panair ndodhen stendat e 33 firmave turke, gjë të cilën ai e konsideroi si krenari.

Duke tërhequr vëmendjen në nivelin në të cilin ka arritur industria turke e mbrojtjes, Canikli tha se përparime të rëndësishme në këtë fushë ka shënuar edhe sektori privat.

“Në operacionin ‘Dega e Ullirit’ në masë të madhe jemi duke përdorur prodhime vendore, posaçërisht sa u përket municioneve”, tha Canikli, duke shtuar se industria turke e mbrojtjes ka ardhur në atë pikë në të cilën mund të prodhojë nga “zero” teknologjinë e saj.

Ministri turk tha se ka kërkesë të konsiderueshme për prodhimet turke të mbrojtjes.

“Shumë nga prodhimet e ekspozuara këtu janë prodhime që eksportohen”, tha ai, duke shtuar se prodhimet e kompanive turke të mbrojtjes tërheqin interesim të madh dhe kanë vlerë në tregun ndërkombëtar.

“Industria e mbrojtjes ka filluar të luajë një rol të rëndësishëm për sa i përket rritjes së të ardhurave kombëtare të Turqisë”, tha Canikli.

360grade.al

Share: