Home KRYESORE U kap me 250 mijë euro, izraeliti: Erdha të bëj biznes në...

U kap me 250 mijë euro, izraeliti: Erdha të bëj biznes në Shqipëri

Një ditë më parë policia njoftoi se ka ndaluar një shtetas izraelit i cili hyru nga Rinasi me një shumë prej 250 mijë euro të padeklaruara.

49-vjeçari Efim Reixhman, lindur dhe banues në Izrael, ka deklaruar në polici se shumën e madhe të parave e kishte për të hapur një klinikë dentare në Tiranë. Ai ka pohuar se ka ardhur në vendin tonë për të bërë biznes, dhe se ka folur për këtë me disa njerëz.

“Do të hapja një klinikë në Tiranë. Erdha për të bërë biznes, kam folur me disa njerëz”, mësohet të ketë thënë izraeliti para policëve. Ndërkohë, uniformat blu ka kontaktuar njerëzit, me të cilët ka folur izraeliti, për të vërtetuar deklaratat e këtij të fundit.

Share: