Home KRYESORE Vargje Dashurie… nga Fernando Bandini

Vargje Dashurie… nga Fernando Bandini

Përktheu Elona Caslli

Thashë me vete:
duhen shkruar vargje dashurie
dhe mora jargën e një kërmilli
dhe me të përgatita dyll të kuq për vulën,
pas letrave plot me psherëtima.
Mora gjakun e dallëndyshes
për ta përdorur si bojë, për fjalë të kthjellta.
Mora djersën e këmbëve që vraponin,
për t’i shndërruar në krahë
të zemrave që gulçonin.
Dështim i plotë.
Porta do çelësin e saj
Dhe kush mban një çelës-levë
është fajtor.

Share: