Home KRYESORE XIBRAKA2/Paralajmërimi i frikshëm i gazetarit:

XIBRAKA2/Paralajmërimi i frikshëm i gazetarit:

Gazetari Flamur Vezaj, ka bere nje deklarate te forte ne rrjetet sociale, teksa komenton kapjen e sasise rekord te kokaines ne Maminas, magazinen ku po shkarkoheshin bananet e porositura nga Kolumbia nga firma Arbri Garden, pronari i te ciles eshte shpallur ne kerkim dhe ndodhet ne Gjermani. Vete pronari, ka folur per mediat dhe ka thene se ne Gjermani nuk eshte arratisur por ka ikur pak dite para se te kapej droga per arsye familjare dhe do te kththet sapo ti thote avokati i tij.

Nderkohe Vezaj flet per tradheti ne kete operacion antidroge, teksa shton: “Uroj qe “qeni” nuhates i policise te kete marr masat mire se pasojat do te ndihen pas disa diteve!”.

Sipas gazetarit, disa biznesmene kane rritur masat e mbrojtjes se familjes dhe keto jane shenja qe tregojne se do te kete levizje.

Statusi i plote i Flamur Vezaj

“Xibraka 2”

613 kg kokaine nga Kolumbia!! Sasia me e madhe e kapur ndonjehere ne Shqiperi por edhe ne rajon! Bravo Policise dhe Doganava!!!! Por une mendoj se nje ngarkese e tille, me vlere qindra milion euro nuk niset pa nje garanci!! Atehere kush i tradhetoj, thua qeni antidroges e nuhati rastesisht apo metodat “speciale te rriskut” doganore?! Une mendoj se asnjera nga keto pasi “thashethemet” (burimet me thone) se eshte e njejta dore e biznesmeneve financues qe nuk u arrestuan edhe ne rastin “Xibraka 1”. Nuk u arrestuan pasi autoritetet gjermane nuk kishin besim te dorezonin pergjimet te pala shqiptare dhe prokuroria u mjaftua me flagrancen duke lene te lire te gjithe biznesmenet e tjere te njohur ne fushen e ndertimeve ne Tirane e Fier si dhe investitoret (pa asnje biznes) ne klube sportive ku njeri prej tyre njihet edhe si personi qe drejton kontrabanden ne dogana! E qe dyshohet se eshte personi qe tradhetoj ngarkesen! Po kush fshihet pas kompanise se bananeve te A.Cejkut qe eshte shpall ne kerkim! Kush eshte familjari i tij, pronar klubesh e karburantesh qe prej vitesh nuk bie ne sy ne fushen e trafikut te drogave te forta qe Shqiperine e perdore si tranzit drejt Holandes e vendeve tjera te BE-se te lidhur ne ortakeri me disa nga pjesetaret e bandes se shpallur te pafajshem vitet e fundit ne Shqiperi! Po per ortaket ne Shqiperi, po heton njeri, per ate investitorin e nje HEC-i ne vend e pronar lokalesh te njohur ne ish-bllok apo ate prane Gjykates se Tiranes dhe pronarin e nje prej resorteve te njohur ne bregdetin e Durresit!!? A thua do ta zbardh kete dosje i besuari kryesor i Adriatik Llalles tashme qe ka mbet ne krye te Krimeve te Renda B.Hajdarmataj apo do ta arkivoj si per bashkepunetoret e “Xibraka 1” ose me sakte si vrasjet e shumta ne Tropoje ku per shume kohe ishte drejtues i prokurorise! Apo edhe per faktin se ai i njeh disa nga keto te perfolurit se i ka nga zona e tij e qe pas vitit 1997 pjesetar te familjes Haklaj kane vrare disa burra te familjes se ketyre personave tashme te dyshuar ne trafikun e kokaines! E per te ju kthyer perseri “Xibrakes 1” e biznesmeneve te njohur ne vend, ku dy prej tyre kane shtuar masat e sigurise personale e te afermeve, me le te kuptohet se ketu dyshohet per tradheti e per ngarkesa te tilla trafikantet nuk te falin! Uroj qe “qeni” nuhates i policise te kete marr masat mire se pasojat do te ndihen pas disa diteve!
#Shijojeni_suksesin#

P.S. kush eshte kompania qe solli fuçit me kokaine ne Xibrake, ne cfare data hyjne ne Shqiperi, kush i ndihmoi ne dogane…ne ditet ne vazhdim ????

Share: