Home KRYESORE Zheji shkrim prekes/Tre vjet pa ty babush! Çfarë dhimbjeje…

Zheji shkrim prekes/Tre vjet pa ty babush! Çfarë dhimbjeje…

0

Nga Artur Zheji

Kam patur fatin e madh të jem biri i Petro Zhejit.

Një prind i ëmbël dhe i dashur. Një babush që përmes 1001 përkëdhelive, fjalëve të ëmbla dhe mençura, ka ditur të rrisë dhe të “vadisë” shpirtërisht birin e vet.

Një mall i frikshëm për ty baba. Që ishe shok, vëlla, mësues, mik i shtrenjtë, një burim ngrohtësie që nuk zëvendësohet nga asgjë dhe nga askush.

Në çdo moshë njeriu mbetet jetim dhe nuk paska gjë më të rëndë. Sidomos kur të mungon një kollos i gjithë ditur si Petrushka…

Ishe dhe mbetesh një rreze Drite, në këtë muzg mjeran shqiptar.
Por nuk harroj fjalët e tua të fundit, tek më shihje të përlotur dhe kur e kuptove që ishe nisur për udhëtimin e largimit nga kjo Tokë: “Mos u merakos për mua, sepse unë po shkoj në një botë shumë më të bukur… në të vërtetë, unë jam i shqetësuar për ty, se po të le vetëm në këtë jetë të vështirë dhe të pajetueshme…”
Më gënjeve apo më the të vërtetën Babush?

Në të dyja rastet u largove madhështor dhe nuk tu lëkund asnjë grimë nga besimi te Zoti dhe Krishti që ti besoje me bindje të plotë.

Nuk të them dot: “U prefsh i qetë dhe në Paqe!” sepse besoj edhe unë që ti nuk po prehesh, por je diku, një Rreze Drite e çmuar… në Botën e Madhe të Dritës, që ne të vdekshmit jetojmë ditë pas dite…

Mirupafshim pra, miku im… shqiptarët që ti doje aq shumë, po bëhen ndërmjet një mijë dyshimeve, më të vetëdijshëm, për Gjuhën Shqipe, Gjuhën e Vjetër të Zotave, ashtu si mendoje dhe si e vërtetove ti…

Share:
Reklama juaj