Home Gjeo-Ekonomia PD me Biznesin e Vogël: Taksa të rritura për biznesin e vogël...

PD me Biznesin e Vogël: Taksa të rritura për biznesin e vogël dhe të mesëm të Edi Ramës janë kundër biznesit të ndershëm

0

Përfaqësuesit e biznesit të vogël janë të një mendimi se kjo është koha më e vështirë për biznesin e vogël dhe të mesëm në 27 vjet dhe se e vetmja mënyrë për ta ndalur është protesta pa ndalim deri në largimin e qeverisë Rama.

Përfaqësuesit e biznesit u bënë thirrje bizneseve të tjera të ulin qepenët të martën nga ora 11.00-12.00 dhe të protestojnë për t’i dhënë fund krizës “Rama”, duke përmendur në planet e tyre edhe grevën e urisë.

Nikollaq Neranxi i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut tha se politikat me taksa të rritura për bIznesin e vogël dhe të mesëm të Edi Ramës janë kundër biznesit të ndershëm, që synojnë falimentimin e tyre për të future në treg paratë e krimit, drogës dhe korrupsionit. “Të vetmit që nuk paguajnë taksa në këtë vend janë tregtarët e drogës dhe klientët e pushtetit të cilët bëjnë kontrabandë duke shkatërruar biznesin e ndershëm.”- tha Neranxi.

“Të ndalojmë dorën që vjedh përditë në xhepat tanë.”- ishte thirrja e Neranxit për protestë, duke u bërë apel qyettarëve të marrin me vete faturat e larta të energjisë, të ujit, të karburantit dhe t;I djegin në protestë, e cila, siç u shpreh ai, duhet të vijojë deri në rrëzimin e Edi Ramës dhe kastës së tij të korruptuar.​

Albert Nasto i Shoqatës së Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë tha se për shkak të vendosjes së tvsh-së, këtë viti pritet të mbyllen 50 mijë biznese, ndërsa që prej ardhjes në pushtet të Ramës janë mbyllur 82 mijë biznese të vogla, shumë prej të cilëve kanë kërkuar azil në Europë.

Nasto renditi 10 arsye thelbësore të rrënimit të biznesve gjatë qeverisjes së Ramës, ku shkaku i parë është rritja e taksave dhe shtimi i tyre në plot 37 taksa, si dhe rritja e çmimt të energjisë dhe karburantit.

Share:
Reklama juaj