Home I pakategorizuar 9 numri i viktimave në Kanada, furgoni përplasi turmën e njerëzve

9 numri i viktimave në Kanada, furgoni përplasi turmën e njerëzve

Nëntë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur, pasi një furgon përplasi turmën e njerëzve të hënën në Toronto, Kanada.

Furgoni me ngjyrë të bardhë hipi mbi trotuar, në një kryqëzim në veri të qytetit kandadeznë në Yonge Street dhe Finch Avenue, por u arrestua disa blloqe larg nga vendngjarja.

Policia u kërkoi qytetarëve të shmangin kalimin në zonë, ndërsa shërbimet e metrosë në zonën afër u pezulluan.

Autoritetet ende nuk e kanë cilësuar një sulm terrorist, por po hetojnë në këtë pistë.

Pamjet nga vendi i ngjarjes shfaqnin forca të shumta policie të armatosura dhe grupet mjekësore që merreshin me trajtimin e të plagosurve.

Ishin të shumtë ata që bërtisnin: “Ndaloni makinën”. Vetëm 18 milje më tej është duke u mbajtur një takim i ministrave të jashtëm të 7 vendeve më të industrializuara ku përfshihet Kanadaja, SHBA, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia.

Nuk është dhënë ende asnjë përshkrim i shoferit, përfshirë emrin, moshën ose motivin e mundshëm.

Share: