Home KRYESORE A njihni gjykatës në vend që mund të dënojë një politikan? Ja...

A njihni gjykatës në vend që mund të dënojë një politikan? Ja si përgjigjet Donald Lu

Blendi Fevziu: A njihni ndonjë gjykatës në këtë vend, Ambasador, në 28 vite, që mund të dënojë një politikan?

Ambasadori Lu:Kemi …

Blendi Fevziu:Më thoni vetëm një …

Ambasadori Lu:Tashmë kemi parë në përmjet procesit të vetingut aftësinë për të larguar gjyqtarë nga vetingu. Jam besimplotë se tashmë sistemi juaj i drejtësisë është më i pastër sot se sa ishte tre muaj më parëkur kjo filloi.

Blendi Fevziu:Por është më pak i pastër se sa mendonim më parë…

Ambasadori Lu:Nuk jam i sigurt se çfarë mendonit më parë. Patjetër është një sistem gjyqësor me shumë probleme por është në proces pastrami. Më lejoni t’ju jap një shembull tjetër.

Blendi Fevziu:Po flas për vetingun. Personat që mendonin se vetingu do pastrojë pak a shumë të gjithë sistemin, por tani mendojnë se në fund, vetingu do të jetë vetëm për disa dhe jo për një sasi të madhe.

Ambasadori Lu:Reforma në drejtësi është për të gjithë sistemin. Vetingu është për 800 gjyqtarë dhe prokurorë. Për politikanët, për zyrtarët e tjerë, keni Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion – SPAK, dhe Byronë Kombëtare të Hetimit – BKH, të cilat kanë përgjegjësinë të merren me krimin e organizuar si dhe korrupsionin e nivelit të lartë; kështu që personat për të cilët flet, personat me kostum, janë përgjegjësi e SPAK dhe BKH.

Blendi Fevziu:Pasi SPAK të jetë në punë …

Ambasadori Lu:Besoj se SPAK dhe BKH do të ngrihen këtë verë. Duhet të kalojnë vetingun mjaftueshëm persona për të pasur mundësi zgjedhjeje të personave që të jenë të pastër që të mund të bëhen drejtor i SPAK dhe drejtor i BKH.

Blendi Fevziu:Cila është asistenca që po jep SHBA për procesin e vetingut, Ambasador?

Ambasadori Lu:Kushtetuta juaj e re, miratuar një vit e gjysmë më parë,bën thirrje specifikisht për përfshirjen e shteteve anëtare të Bashkimit Europian, të Delegacionit të Bashkimit Europian, dhe të Shteteve të Bashkuara për të mbështetur vetingun. Po e bëjmë këtë, nëpërmjet monitoruesve ndërkombëtarë – ONM – por edhe …

Blendi Fevziu:dhe asistencë konkrete …

Ambasadori Lu:Por edhe, ne, Qeveria e SHBA, nëpërmjet agjencive tona ligjzbatuese, po ofrojmë informacion dhe asistencë konkrete për procesin e vetingut.

Blendi Fevziu:Po pyesja për këtë, për shembull…

Ambasadori Lu: …çdo ditë

Blendi Fevziu:Çdo ditë?

Ambasadori Lu: Çdo ditë!

Blendi Fevziu:Paratë që kanë jashtë. Pronat që kanë jashtë, mund të bashkëpunojmë me institucionet ligjzbatuese të SHBA?

Ambasadori Lu:Çdo ditë, por më shumë se kjo, janë edhe institucionet ligjzbatuese shqiptare që shtojnë informacionin e tyre në këtë vlerësim të gjykatësve dhe prokurorëve. Dhe më lejoni të them –mendoj se pati dyshime nëse komisionerët e vetingut do të mund ta bënin punën. Ajo që kam parë unë, vetë, është shumë mbresëlënëse.

Blendi Fevziu:Pse ka qenë mbresëlënëse?

Ambasadori Lu:Po e marrin shumë seriozisht përgjegjësinë e tyre dhe le të shohim dy çështjet që u zhvilluan në dy muajt e fundit. Fatos Lulo dhe Besnik Imeraj.

Share: