Home KRYESORE A po kërkon Rama ta shkëmbejë Saimir Tahirin me…

A po kërkon Rama ta shkëmbejë Saimir Tahirin me…

0

Ndoshta biseda e denoncuar nga Berisha, te lokali i Gaz Demit, ku ish ministri Tahiri, ka përcjellë mesazhe kërcënimi për Ramën, përmes Gazit (dihet se Gaz Demi, ka influencë dhe marrëdhënie të ngushta me familjen Rama), mund të mos ketë ndodhur.

Porse shumë burime, bëjnë të ditur se kryeminstri, mendohet se ka një plan shkëmbimi në lidhje me ish ministrin.

Për ta bërë më të besueshmë Reformën e diskretituar në drejtësi, ai, është matur disa herë që të lejojë arrestimin e Tahirit, që të ketë kësisoj dorë të lirë, për të vijuar me ashpërsi kundrejt armiqve të vet politikë.

Tahiri i duhet Ramës si një kurban, në themelet e pushtetit të vet dhe për të krijuar alibinë se ai, nuk e ka kapur Prokurorinë shqiptare.

Mirëpo dukshëm Tahiri nuk pranon më të sakrifikojë për kryeministrin dhe të mbajë ai, i vetëm mbi shpatulla, krejt njollat e korrupsionit qeveritar të socialistëve.

Në të vërtetë sot Saimir Tahiri, ka çelësin apo butonin e qeverisë Rama2 dhe mund ta hedhë atë në erë kur të dojë.

Në mos te klubi i Gazit, diku tjetër dhe me kanale të tjera, ai ja ka bërë të qartë këtë fakt kryeministrit…

Duke u shndrruar kështu në makthin e kryeministrit. /360grade.al/

Share: