Home KRYESORE Akuzohet për korrupsion në burgje, Prokuroria kërkon 5 vite burg për Artur...

Akuzohet për korrupsion në burgje, Prokuroria kërkon 5 vite burg për Artur Zoton

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve Artur Zoto. Prokuroria ka kërkuar 5 vite burg dhe si dënim plotësues të mos ushtrojë funksione publike 5 vjet.

Vetë Artur Zoto, i cili rrezikon dënimin me 5 vite burgim për korrupsion pasiv nuk ishte në seancë. Seancën e radhës pritet që mbrojtja të paraqesë gjithë argumentet për të vërtetuar që është i pafajshëm. Zoto ka thënë nga ana tjetër se po mbahet në burg jo për akuzën për korrupsion por për pajisjen e përgjimit Imsi Catcher.

Prej muajsh, Zoto po përballet me gjykatën për Krime të Rënda, pas dyshimeve për korrupsion pasiv. Ai u implikua në aferën korruptive, pasi dëshmisë që bëri në prokurori, ish-zëvendësi i tij, Iljas Labi, i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë./lapsi.al

Share: