Home KRYESORE Basha i kujton Arta Markut të shkuarën: Ke një të kaluar për...

Basha i kujton Arta Markut të shkuarën: Ke një të kaluar për shkelje të lirisë së qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në deklaratën e tij për mediat, nuk ka lënë pa atakuar edhe kryeprokuroren Arta Marku, së cilës i ka kujtuar se po punon si hetuesi në funksion të Edi Ramës.

Basha po kështu i kujtoi edhe të shkuarën dhe tha se Marku ka një të shkuar të njollosur dhe ka hequr të drejtat padrejtësisht qytetarëve.

“I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, e cila ka një të shkuar të njollosur nga kufizime të padrejta të lirisë së qytetarëve, që të ndalë menjëherë së vepruari si hetuesi politike në shërbim të Edi Ramës.

Prokuroria duhet të shpallë prioritet kombëtar luftën kundër drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dosjet e Saimir Tahirit, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Damian Gjiknurit, Ilir Beqajt, Klement Balilit, Habilajve dhe kriminelëve të tjerë duhet të jenë fokusi i punës së saj.”, deklaroi Basha.

Share: