Home KRYESORE Berisha nxjerr Ramen gënjeshtar: Në vend të stadiumit ka përfunduar kulla… Video

Berisha nxjerr Ramen gënjeshtar: Në vend të stadiumit ka përfunduar kulla… Video

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e sotme në Facebook një video ku tregohen pamje në brendësi ish-stadiumit“Qemal Stafa”, i cili pas përfundimit do të quhet “Arena Kombëtare”.

Ditën e djeshme Rama u shpreh se stadiumi është në përfundim e sipër, dhe pamjet sipas Berishes tregojnë të kundërtën dhe se është kulla ajo e cila është drejtë përfundimit.

Bashkangjitur videos, Berisha shkruan :

“Rama dje paraqiti si ne perfundim stadiumin, ne te vertete pi perfundon kulla Kristaq Rama ndaj dhe u perzu Sheraton nga Shqiperia kurse stadiumin shikojeni vete! Sb”

Share: