Home KRYESORE Buzëqeshja e fluturës … Nga Katherine Mansfield

Buzëqeshja e fluturës … Nga Katherine Mansfield

0

Përktheu: Elona Caslli

Në mes të pjatave, ku hanim tërshërën,
ishte vizatuar një flutur blu.
Çdo mëngjes ne bënim garë
se kush do ta kapte i pari fluturën.
Gjyshja na thoshte: Mos e hani fluturën e vogël.
Ne qeshnim, sa here gjyshja e thoshte këtë gjë.
Aq shumë na zbaviste ajo lojë!
Isha e sigurt se një mëngjes të bukur,
flutura do të ngrihej në fluturim
dhe do të ikte nga pjata
dhe me buzëqeshjen më vocërrake në botë,
do të ulej në prehërin e gjyshes.

Share:
Reklama juaj