Home KRYESORE Çfarë po ndodh? “Policia e armatosur serbe hyn në Prishtinë”

Çfarë po ndodh? “Policia e armatosur serbe hyn në Prishtinë”

0

Policia Serbe e armatosur rëndë, me kallashnikovë ka hyrë sot në territorin e Kosovës, saktësisht në fshatin Makovc të Prishtinës.

Përveç kësaj policia mendohet të ketë ardhur aty me një autobus ndërsa që një kioske pranë në këtë fshat i është vendosur flamuri i Serbisë.

Ngjarjen e ka konfirmuar profesori Florim Isufi i njohur për punën e tij rreth përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi.

Isufi ka rrëfyer rastin duke e vlerësuar si tepër shqetësues dhe ka publikuar edhe një hartë që tregon pikën e saktë ku i kishte takuar sot, para pak orësh policinë serbe.

Postimi i profesorit: 

Të nderuar miq
Po sa kalova në rrugën nga fshati Prapashticë për në Prishtinë. Në udhëkryqin e rrugës Prishtinë-Prapashticë dhe Prishtinë Mramur në fshatin Makoc hasa në një autobusë të parkuar jashtë rrugës. Në një kioskë pran rrugës ishte i vendosur flamuri i shtetit të Serbisë, ndërsa ajo çka ishte shqetësuese dhe tepër e pa shpjegueshme ishte prezenca e policisë së shtetit të Serbisë me uniforma dhe me pushkë automatike në duar. Në dy anët e rrugës në një distance prej disa dhjetëra metrave ishte edhe policia e Kosovës. Shtrohet pyetja çka kërkonin policia e Serbisë e uniformuar me flamur dhe kallashnikov në fshatin Makoc. Kjo është pyetja e vetme pas luftës së vitit 1999 që unë nuk munda ti jep përgjigje. Tepër shqetësuese.
F.I.


360grade.al

Share:
Reklama juaj