Home KRYESORE “Dëshmia e Nezar Seitit në Itali do ngrinte temperaturën në Tiranë”

“Dëshmia e Nezar Seitit në Itali do ngrinte temperaturën në Tiranë”

Gazetari Basir Çollaku thotë se gjyqi ndaj Nezar Seitajt që konsiderohet si financier i grupit të trafikut të drogës së Habilajve do të trazojë edhe situatën në Tiranë. Sipas gazetarit ka 2 arsye përse ai është zhvendosur nga Katania në Romë.

“Ai u lëviz për dy arsye: për një dosje tjetër hetimore, ose për një marrëveshje me drejtësinë. Këto janë arsyet. Ka episode të tjera të trafikut të drogës me Shqipërinë, dosje e cila nuk ka mbërritur në Tiranë. Është një histori më e rëndë nga ajo që ka ardhur deri më tani dhe kjo është arsyeja kryesore pse është shtyrë ajo që do të ndodhte sot.

Ajo dëshmi e Seitajt që do të dilte nga kjo bisedë do të shkaktonte një temperaturë të nxehtë në Tiranë për emra që nuk kanë dalë. Unë them që ka aktorë nga Tirana të pushtetit që janë angazhuar dhe investuar që gjërat të mos ndodhin sot”, – tha Çollaku në emisionin 360 gradë në Ora News.

Share: