Home KRYESORE Digjet makina luksoze në Elbasan, policia: E qëllimshme

Digjet makina luksoze në Elbasan, policia: E qëllimshme

Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë, makina e djegur është një fuoristradë Audi Q7 me targa TR 6464 M, në pronësi të 46-vjeçarit me iniciale A.B.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në lagjen “Çlirim”, Elbasan, ku ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti i parkuar tip “Audi Q-7” me targë TR 6464 M, në pronësi të shtetasit A.B., 46 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi zjarri dyshohet i qëllimshëm, njofton policia.

Materialet do ti kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Share: