Home KRYESORE Erdogan kërkon ekstradimin e 450 “gylenistëve” nga Shqipëria

Erdogan kërkon ekstradimin e 450 “gylenistëve” nga Shqipëria

0

Ankaraja ka gati 450 kërkesa për ekstradim të shtetasve turq nga Shqipëria, por vendi yne i ka refuzuar ne heshtje këto kërkesa”.

E thotë këtë analisti Lorenc Vangjeli në emisionin “Java” në RTSH. Vangjeli tha se nga informacionet e tij janë rreth 450 kërkesa për ekstradim të shtetasve turq me banim në Shqipëri paraqitur nga Ankaraja që i akuzon ata si mbështetës të klarikut Guilen. “Shqipëria i ka refuzuar në heshtje këto kërkesa” – tha Vangjeli.

Ndërsa analisti Preç Zogaj tha se Erdogan mbetet në konflikt me Shqipërinë dhe Kosovën për këtë çështje.

“Kam përshtypjen se Presidenti i një vendi mik si Turqia, zoti Erdogan, është në keqkuptim të me dy kryeqytetet politike të shqiptarëve, me Tiranën dhe Prishtinën. Kërcënimet e tij kundër kryeministrit Haradinaj ishin të papranueshme. Besoj se në Tiranë i tundin kokën për oportunizëm, por Tirana nuk do të ekstradojë asnjë gylenist jashtë sintonisë me partnerët tanë perëndimorë, SHBA dhe vendet e BE-së”, – nënvizoi Zogaj.

Share:
Reklama juaj