Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Fax News: pamjet ekskluzive të arrestimit në shtrat të kuksianëve. A do...

Fax News: pamjet ekskluzive të arrestimit në shtrat të kuksianëve. A do reagojë Gjykata e Apelit…

Në orën 16:30, Fax News do të publikojë pamjet ekskluzive të arrestimit në shtëpi të Xhevahir dhe Latif Herenit, dy kuksianëve të cilët protestuan më 31 mars kundër vendosjes së tarifës 5 euro në Rrugën e Kombit.

Avokati Altin Goxhaj, i ftuari i përjavshëm në studion e Fax News, do të nxjerrë për publikun shqiptar pamjet ekskluzive të operacionit policor në orën 02:45 të mëngjesit mes 31 marsit dhe 1 prillit kur forcat special u futën në shtëpitë e kuksianëve protestues për t’i arrestuar ata, duke terrorizuar gratë dhe fëmijët e vegjël.

Çështja që do të trajtohet me Goxhajn në studio është shkelja e të drejtave të njeriut përmes këtij veprimi dhe ç’është më kryesorja, a do të përbëjnë këto pamje që sot dalin ekskluzivisht, prova për Gjykatën e Apelit kur të bëhet kërkesa për lirimin e protestuesve të Rrugës së Kombit?/(E.L./Faxweb)

Share: