Home KRYESORE FDR DHE POLITIKA E JASHTME E TIJ

FDR DHE POLITIKA E JASHTME E TIJ

Nga Rexhail Ramadani

Elita financiare Anglo-Amerikane ishte në mbështetje të perandorisë Britanike që funksiononte mbi bazë të dominimit të tregut botëror, kontrollit të resurseve, mineraleve dhe eksploatimit të vendeve të botës së tretë duke siguruar profite maksimale. ShBA-ja ishte themeluar si shtet në revoltën anti-britanike gjatë revolucionit amerikan dhe FDR e vazhdonte traditën e revolucionareve amerikanë duke luftuar perandorinë britanike. Pasi filloi Lufta e Dytë Botërore, Winston Çurcill ishte i alarmuar prej Adolf Hitlerit i cili e sulmoi Britaninë e Madhe dhe ia vështirësoi lidhjet me kolonitë e saj andaj dhe i dëshpëruar Winston Çurçill i këkoi ndihmë FDR-it për shpëtimin e Britanisë së madhe. Por Ruzvelti e njihte fare mirë perandorinë Britanike dhe vet Winstonin Çurçilin,por që e shihte si të domosdoshme eliminimin e nazizmit hitlerian ndërsa ai i pat thënë një këshilltari të tij : “se do të kemi probleme më të mëdha me Britaninë e Madhe pas lufte se sa që kemi tash me Gjermaninë”. FDR kishte vizionin e botës pa kolonializëm pas luftës. Ai më 6 janar 1941 në fjalimin e tij vjetor e përshkroi vizionin e tij “Në ditët e ardhshme në të cilat ne përpiqemi që të sigurojmë dhe të shohim përpara botën e themeluar nga katër liritë esenciale njerëzore:

E para, është liria e fjalës dhe shprehja e saj gjithkund në botë,

E dyta, e drejta për ta adhuruar Zotin gjithkund në botë,

E treta, liri ekonomike qe nenkuptonte sigurimin e një ekonomie të mirëqenies për një jetë paqësore të shëndetshme për të gjithë banorët. Ruzvelti mentonte se pa siguruar nje mireqenie dinjitoze ekonomike nuk mund te sigurohej liria politike.

E katërta, liri nga frika që d.m.th., uljen e armatimit gjithkund në botë, që asnjë shtet nuk do të jetë në ato pozita që të bëj agresion fizik ndaj fqinjëve të saj.

Në fillim të viteve 1941 Çercilli kërkonte takim me FDR rreth çështjes së strategjisë së bashkëpunimit dhe ndihmës së ShBA-së në luftë kundër fashizmit hitlerian.

Takimi ndodhi më 13-14 gusht në New Foundland-Argjentinë. Në këtë takim FDR ia bëri të qartë Çurçillit se ndihma e tij Britanisë së Madhe ishte me “kusht” që Britania të nënshkruajë një dokument që e kishin përgatitur këshilltarët e tij, si draft, e njohur si Karta e Atlantikut. Para se të nënshkruhet ky draft kishte një diskutim në mes të Ruzveltit dhe Çurcillit. Këtë fakt e kishte regjistruar i biri i F. Ruzveltit, Elliot Ruzvelt në veprën e tij.F.Ruzvelti vazhdoi duke i dhënë leksion Çurçillit që i skuqej fytyra kur dëgjoi prej Ruzveltit metodat e “Sistemit ekonomik amerikan”, sepse Ruzvelti u fut në luftën e Dytë Botërore për të shpëtuar njerëzimin prej fashizmit hitlerian dhe kolonializmit Britanik andaj, Franklin Delano Ruzvelti është njeriu më i njerëzishëm i shek XX, sepse bëri një luftë dhe kishte vizion që ta çlironte njerëzimin prej çdo lloj represioni politik ose ekonomik duke e bërë planetin tone “Botën më të mirë nga botët tjera“ siç thoshte Lajbnici i madh.

Ruzvelti i kishte thënë Winston Çerçilit :

“Metodat e shek XX përfshijnë industrializimin e këtyre kolonive.Metodat e shekullit XX përfshijnë rritjen e mirëqenies së njerëzve duke ngritur standardin e jetesës duke i edukuar, duke ju sjellë shëndet më të mirë publik dhe duke i siguruar se ato do t’i shfrytëzojnë resurset e tyre natyrale për mirëqenien e tyre kombëtare”. Qasja antiimperialiste e FDR është çelës për të kuptuar presidencën e tij. Dhe kjo është sfida e historianëve që shkruajnë në favor të elitës anglo-amerikane të cilët shkruajnë në frymën e minimizimit të djallëzive të perandorisë dhe minimizimit të karakterit politik që përfaqësonte FDR. Politikën e jashtme të tij e përshkruajnë si të mistifikuar, konfuze dhe të ndërlikuar. E vërteta është se Ruzvelti ka qenë shumë i qartë politikën e tij dhe nuk ishte aq i ndërlikuar për ta kuptuar, por parimet e tij ishin të papranueshme për elitën anglo-amerikane. Ruzvelti ishte mjaft diskret dhe nuk hapej as edhe me këshilltarët e tij sepse ai vinte nga elita dhe e kishte të qartë se ishte i rrethuar nga ujqit por rrugën kah dëshironte t’i çonte amerikanët por edhe të gjithë popujt e skllavëruar. E kishte të qartë dhe ishte mjaft i vendosur në këtë rrugë. Gjatë kohës që ishte president ai suprimoi ndikimin subversiv pro-britanik mbi qeverinë Amerikane gjatë gjithë jetës së tij. FDR e promovoi rolin tradicional të ShBA-së si shpresë për njerëzimin, si mbrojtës të lirisë dhe të drejtës së popujve të skllavëruar për vetëvendosje. Fatkeqësisht roli i ShBA-së ndryshoi pas luftës prej çliruesit u bë supresor dhe kjo falë influencës së britanikëve në qeverinë Amerikane. Pikërisht nga mosnjohja e kësaj historie shpesh kemi edhe mendime të gabuara rreth ShBA-së por në thelb vetëm ShBA-ja është shpëtimtare e njerëzimit sepse u themelua prej mendjeve më të ndritura humaniste të Evropës për ta shpëtuar civilizimin. Ajo e vetmja ka një kushtetutë unikale civilizuese që ngrihet mbi konceptin e njeriut “imago dei” dhe konstitucionalizon “Life, liberty and pursuit of happines” si vlerë më e lartë civilizuese. ShBA-ja dilte si një fuqi më e madhe dhe më e pasur në botë por Ruzvelti mendonte më tepër për përgjegjësinë që kishte ShBA-ja në kthesën pozitive politike për gjithë njerëzimin. Ruzvelti arriti që ta shtyjë Britaninë të nënshkruajë Kartën e Atlantikut që tu njihet e drejta e vetëvendosjes se kombeve të shtypura. Ai dizajnoi kombet e bashkuara si vend ku të gjithë shtetet dhe popujt e botës mund të diskutonin por në mënyrë paqësore për çështje të rëndësishme të arrinin kompromise duke evituar konflikte të armatosura e luftëra. FDR i pa kombet e Bashkuara si përforcues të sovranitetit të kombeve dhe si asistime në pavarësimin e tyre. Ndërsa sot roli i Kombeve të Bashkuara nuk ka frymën e politikës ruzveltiane por përkundrazi ajo kërkon që të përmbyset sovraniteti nacional dhe të luajë rolin e “Qeverisë Botërore”. Shpeshherë është akuzuar Ruzvelti se ka qenë i “butë” ndaj komunizmit. Por, arsyeja që duhet kuptuar nga shumica është se ai e pa Stalinin si aleat në luftë kundër Hitlerit sepse pa Rusinë, Hitleri do të pushtonte Britaninë e Madhe, Lindjen e Mesme, Evropën, Afrikën e Veriut do të vriste edhe disa milionë të tjerë hebrenj. Për këtë Rusinë, Ruzvelti e shihte kyç në fitoren ndaj Hitlerit. Ai e dinte edhe një gjë për Rusinë se ajo mund të mbijetonte vetëm në suaza të mbështetjes së “Perëndimit“. Elita Anglo-Amerikane i financoi bolshevikët për të eliminuar mbretërinë Ruse, andaj ajo mund të mbijetonte falë borxheve, drithit dhe teknologjisë që ua dërgonte perëndimi. FDR e dinte se Rusia mund të ishte e fuqishme sa dëshironte të ishte e fuqishme perëndimi. Akuzuesit e Ruzveltit si pro-komunist dorëzohen para faktit se Ruzvelti mbështeste një “Kinë të fuqishme“ në atë që ai e quante “katër xhandarët e fuqishëm” ose “katër të fuqishmit” dhe mbështeste partinë nacionale të Chiang Kai Shekut që ishte pasardhësi i republikanit të famshëm kinez Dr.Sun Yat Senit. Gjatë kësaj kohe në Kinë vazhdonte tensionimi në mes partisë nacionale të (Koumintangut) e Chiang Kai Shekut dhe partisë Komuniste të Mao Zedongut. Dokumentet nga Forin Offisi Britanik dhe nga Departamenti shtetëror amerikan evidentohet se përderisa Ruzvelti preferonte Chiang Kai Shekund dhe Koumintangun që e kishte themeluar Dr. Sun Yat Seni ndërsa britanikët e mbështesnin partinë komuniste dhe Mao Ce Dungun. Me Chiang Kay Shekun Ruzvelti bëri marrëveshje që Hong Kongu pas lufte të çlirohet prej Britanikëve dhe për këtë gjë u irrituan Britanikët. Ruzvelti e angazhoi gjeneral Patrick J Hurley në mars 1945 për të siguruar mbështetje prej Moskës dhe Londrës për Ch. K. Shekun, ku Stalini dha përkrahje ndërsa Londra më tepër kishte simpati për Maon. Kjo ishte edhe një tentative e Ruzveltit rreth kooperimit të “tre të mëdhenjtë e fuqishëm” por më 12 prill me vdekjen “misterioze” të Ruzveltit kjo përpjekje e tij dështoi.

Pas vdekjes së Ruzveltit, Avarel Harriman që ishte ambasador në Rusi është përgjegjësi kryesor që punonte për Çerçilin në nxitjen e “luftës së ftohtë”, në mes të Amerikës dhe Rusisë. Ishte pikërisht Harriman dhe Kennan që krijuan mosbesimin te Stalini dhe kjo nuk ishte në përputhje me politikën që ndiqte Ruzvelti i cili bëri marrëveshje me Stalinin në Jaltë që Polonisë pas luftës t’i lejohej të mbante zgjedhje të lira elektorale. Por Harriman bashkëpunonte me elitën anglo-amerikane për të krijuar mosbesim te Stalini. Nëse do të ishte gjallë Ruzvelti nuk do të kishte “traktat të Varshavës” dhe për këtë edhe Harriman pajtohet. F.Ruzvelti ishte për krijimin e besimit në mes të kombeve të lira dhe zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik global për të mirën e gjithë njerëzimit

Share: