Home KRYESORE Forcat Speciale, arrestime gjatë natës në Kukes. Opozita shkon atje

Forcat Speciale, arrestime gjatë natës në Kukes. Opozita shkon atje

Ashtu sikurse Rama dhe Xhafaj kishin paralajmëruar, pas protestës së djeshme në RRugën e Kombit kanë nisur arrestimet e para.

Burime të Opinion.al, bëjnë me dije se arrestimet janë kryer nga forcat speciale në orët e para të mëngjesit. Flitet se ka qenë orë 03:00-04:00, kur forcat speciale kanë hyrë në banesat e personave të përfshirë në protestë dhe kanë kryer arrestime.

Ende nuk dihet numri I personave të ndaluar lidhur me protestën, që kundërshtonte vendosjen e tarifës së qarkullimit në Rrugën e Kombit.

Drejt Kukesit eshte nisur nje grup deputetesh nga Partia Demokratike, mes te cileve Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Strazimiri dhe Edmond Spaho. Pritet qe drejt Kukesit te nisen edhe deputete nga LSI.

Share: