Home KRYESORE Grabitet nga shqiptarët shtëpia e këngëtarit të njohur grek

Grabitet nga shqiptarët shtëpia e këngëtarit të njohur grek

Këngëtari i njohur grek Lefteris Pantazis ka rënë pre e grabitjes dhe mediat greke shkruajnë se autorë të dyshuar janë dy shtetas shqiptarë.

Ngjarja ndodhur mbrëmjen e të shtunës, duke u gdhirë e dielë, kur në shtëpinë e Lefteris Pantazis, në Vouliagmeni, hynë dy hajdutë me maska, duke kërcënuar punonjësit e shtëpisë.

Autorët thuhet se hynë në shtëpinë e këngëtarit nga një ballkon, që lidhej me dhomën ku flinin dy ndihmësit e shtëpisë nga Rusia.

Autorët morën 1,000 euro, ora dhe stoli me vlerë të madhe.

Duke folur për median greke Skai, Këngëtari i mirënjohur tha se vjedhja ndodhi edhe pse shtëpia e tij ishte 50 metra larg nga stacioni i policisë Vouliagmeni.

Ai sqaroi se dy punëtorët e shtëpisë ishin në gjumë dhe hajdutët “erdhën nga kuzhina sepse dera nuk ishte e mbyllur mirë dhe alarmi nuk funksionoi”.

2636_LEFTERIS_PANTAZIS_1032018

“Vajzat flinin, ata mbanin armë në duart e tyre dhe morën 1.000 euro por fatmirësisht vajzat janë mirë”, shtoi ai.

Kur ndodhi ngjarja ai ishte në Larisa ku po këndonte live.

Protothema shkruan se deri më tani, nga laboratorët e mjekësisë ligjore nuk është marrë ndonjë e dhënë që do hedhtë dritë mbi hetimet, ndërsa ajo që është thënë nga dëshmitarët nuk mund të krijohet profili i autorëve.

Me të dhënat e deritanishme, dyshohet se autorët janë të huaj, sipas të gjitha gjasave shqiptarë dhe i kanë zgjedhur rastësisht objektivat e tyre”, shkruan gazeta greke e cila thotë se policia e lidh grabitjen e Lefteris me rrahjen e një biznesmeni.


360grade.al

Share: