Home KRYESORE Greqine apo Turqine? Nga Alban Daci

Greqine apo Turqine? Nga Alban Daci

Perplasja e ashper e Greqise me Turqine dhe perplasja e fundit e Erdogan me Haradinaj, po jep sinjale te ekuilibrave te rinj ne Ballkan.

Ballkani eshte zemra e civilizimit Europian dhe vete simboli i Europes. Ne histori Ballkani ka diktuar ngjarjet ne Europen dhe ka qene shkaktar i dryshimeve te medha gjeopolitike. Mund te theni se rendi i ri i shteteve nacionale dhe rrezimi i perandorive te medha europiane si Austro-Hungaria dhe Perandoria Osmani nisen nga vendet e Ballkanit, sidomos nga vende autoktone si greket dhe shqiptaret.

Ndersa pas Luftes II Boterore, Luftes se Ftohte dhe luftrave ne ish Jugosllavi, faktoret gjeopolitik boteror kane krijuar e kane ndikuar ne ekuilibrat ballkanik. Pra, situata aktuale ne Ballkan, pertej “xhurulldise” tipike ballkanike po krijohen nga faktoret nderkombetar boteror.

Me afrimin e papritur i Turqise me Rusine dhe i Turqise ne Ballkan me Serbine, po krijohen ekuilibra te rinj ballkanik. Nese greket kishin nje shprese kundrejt Rusise per te rritur presionin nda BE-se apo SHBA-se, me afrimin e Turqise me Rusine dhe me Serbi, Greqia po rigjen identitetin e saj origjinal perendimor.

Jo vetem kaq, por sipas te perditshmesh “Kathimirini”, vlereson per here te nacionalizmit shqiptar dhe ato i konsideron autokton. Kete vleresim e ben si pergjigje ndaj politikes te Erdogan ne Ballkan e ne vecanti me vendet ku ka shumice shqiptare.

Ka disa te verteta te medha qe shqiptaret duhet te dine mes Greqise dhe Turqise.

Greket jane autokton si ne dhe jane deri diku vllerezit tane per shkak te identitetit, kultures, historise e civilizimit.

Greket nuk na kane pushtuar dhe nuk na kane mbajtur ne roberi sic kane bere Turqit. Edhe rasti i Camerise nuk eshte momenti i nje perballje te mirefillte ushtarake mes grekeve dhe shqiptareve.

Politikat nacionaliste greke dhe shoviniste kunder shqiptareve nuk kane dhene asnje rezultat konkret. Greqia e ndikuar ne menyre absurde nga Kisha Ordokse ka ndjekur politika te gabuar duke bere aleanca me sllavet ne ballkan kunder popullin shqiptare. Ndoshta eshte momenti qe greket te reflektojne njehere e mire duke pasur parasysh edhe realitetin gjeopolitik e gjeografik te shqiptareve ne Ballkan, le ti shonin ne sy realitetin dhe t’i pranojne ata si faktore reale dhe te padiskutueshem.

Turqia ka nje histori te dhimbshme me shqiptaret, me ardhjen e Ataturk, me origjine shqiptare u duke se plaget mes dy popujve po sheroheshin e keshtu kjo linje ka vazhduar deri ne viziten zyrtare re Erdogan ne Beograd dhe te Putinit ne Turqi. E kam thene dhe e them se sa me shume Turqia afrohet me sllavet dhe ruset, aq me shume ne duhet te largohemi prej saj. Ndersa sa i perket Greqise i takon asaj te zgjedhe rrugen qe deshiron te kete me shqiptaret ne Ballkan.

Share: