Home KRYESORE Gruaja e çmendur … nga Gwendolyn Brooks

Gruaja e çmendur … nga Gwendolyn Brooks

Përktheu: Elona Caslli

Nuk do të këndoj një këngë maji.
Një këngë maji duhet të jetë e qeshur.

Do të pres nëntorin
dhe do të këndoj një këngë të mugët.

Do të pres nëntorin.
Është koha e duhur për mua.

Do të dal në errësirën e akullt
dhe do të këndoj keq.

Dhe të gjithë njerëzit do të
më vështrojnë me habi dhe do të thonë:
“ Është gruaja e çmendur
që nuk këndon në maj.”

Share: