Home KRYESORE Gushëkuqi i kaltër…. Nga Charles Bukowski

Gushëkuqi i kaltër…. Nga Charles Bukowski

0

Përktheu: Elona Caslli

Në zemrën time ndodhet një gushëkuq i kaltër
që do të dalë jashtë,
por unë jam shumë i rreptë me të.
Unë i them:
“ Rri brenda. Askush nuk duhet të të shohë.”

Në zemrën time ndodhet një gushëkuq i kaltër
që do të dalë jashtë,
por unë derdh Uiski mbi të
dhe ai thith tymin e cigares sime
dhe kurvat dhe banakierët
dhe shitësit e dyqaneve
nuk e dinë se ai ndodhet
aty.

Në zemrën time ndodhet një gushëkuq i kaltër
që do të dalë jashtë,
por unë jam shumë i rreptë me të.

Unë i them:
“ Mos dil! Do të më prishësh punë?
Do t’i katranosësh librat e mi?
Do ta djallosësh shitjen e librave të mi në Europë?

Në zemrën time ndodhet një gushëkuq i kaltër
që do të dalë jashtë,
por unë jam shumë i zgjuar.
E lë të dalë jashtë vetëm natën,
kur të gjithë flenë.

Unë i them:
“ E di që je aty, ndaj mos u mërzit”.
Pastaj e fus prapë brenda,
por megjithatë, ai këndon me zë të ulët.
Nuk e kam lënë të ngordhë.
Dhe ne të dy flemë bashkë
me këtë pakt sekret.

Dhe është aq bukur
sa njeriu mund edhe të përlotet,
por unë nuk përlotem.
Po ti përlotesh?

Share:
Reklama juaj