Home KRYESORE Ja çfarë tregon ngjarja në Kukës në lidhje me sjelljen e qeverisë...

Ja çfarë tregon ngjarja në Kukës në lidhje me sjelljen e qeverisë për taksën.

Sa respektohen të drejtat e tatimpaguesve shqiptarë në Republikën e Shqipërisë

Nga Kasem Seferi

Ngjarja e fundit e Kukësit lidhur me taksën e të shumëpërfolurës, politikisht, “Rruga e Kombit“, ka angazhuar “Don Zhuanët e Mediapolitikës shqiptare“.

As lojra olimpike nuk kanë kaq nxitës sa ky rast!

Ndërkohë, askush, nuk sheh përtej “hundës“ politike.

Kush paguan dhe çfarë të drejtash ka?

Ja disa të dhëna të thjeshta, për t’ua qepur “buxhën“ e llapaqenërisë së analistëve të (dhje …ë)paguar.

Qeveria dhe administrata tatimore duhet t’i trajtojë tatimpaguesit me kortezi dhe konsideratë në të gjitha kohët dhe, në rrethana normale, duhet të përpiqet që:

t’i ndihmojë tatimpaguesit të kuptojnë dhe të plotësojnë detyrimet e tyre tatimore;
t’u shpjegojë tatimpaguesve arsyet pët vendimet e marra nga ana a esaj në lidhje me çështjet e tatimpaguesve;
t’u përgjigjet kërkesave me shkrim që bëjnë tatimpaguesit brenda afatit të caktuar në ligjin tatimor;
të merret me kërkesat urgjente të tatimpaguesve sa më shpejt të jetë e mundur;
t’u përgjigjet kërkesave të tatimpaguesve në mënyrën e duhur në lidhje me çdo tatim dhe taksë;
ta mbajë koston e përmbushjes së kërkesave të legjislacionit tatimor në minimum;
t’u japë të drejtën tatimpaguesve që, gjatë hartimit të politikave tatimore, të kenë të pranishëm këshilltarë ligjor, ose këshilltarë tatimor të çertifikuar;
t’u dërgojë tatimpaguesve brenda afatit të caktuar me ligj, me shkrim, rezultatet e ligjit tatimor si dhe arsyet për vendimet që qeveria ka marrë;
t’u dërgojë tatimpaguesve në rastin e ligjit tatimor, detajet se si është llogaritur taksa.

Po cilat janë të drejtat e tatimpaguesve për apelimin e ligjit tatimor?

Në rrethana normale qeveria dhe administrata tatimore duhet:

t’u shpjegojë tatimpaguesve plotësisht të drejtat e tyre për rishikim, kundërshtim dhe apelim në qoftë se tatimpaguesit nuk janë të sigurt, ose u nevojitet qartësim;

të rishikojë rastin në rast se tatimpaguesit besojnë se politikanët kanë keqinterpretuar faktet, që e çojnë përmbushjen e kërkesave të ligjit tatimor në mënyrë jo të saktë, ose nuk i kanë trajtuar siç duhet hallet/çështjet ekonomike të tatimpaguesve;

të sigurojë se rishikimi i ligjit të plotësohet në një mënyrë të kuptueshme, profesionale dhe të paaënshme nga përfaqësues legjitimë (sikundër është Bashkia Kukës, këshilltarët e saj) që nuk u përfshinë në vendimin original;

të përcaktojë kundërshtimin e tatimpaguesit brenda afatit të caktuar në ligjin tatimor në qoftë se nuk i kërkon tatimpaguesit më shumë informacion për të vepruar në këtë mënyrë, ose çështjet jo si zakonisht janë komplekse;

t’u japë tatimpaguesve arsyet në qoftë se kundërshtimi i tyre nuk kanë qenë në përputhje me legjislacionin tatimor;

t’u kërkojë informacion të mëtejshëm tatimpaguesve vetëm në qoftë se është e domosdoshme për të zgjidhur çështjet në diskutim.

E drejta e tatimpaguesve për të paguar jo më shumë se sa shumën e saktë që kërkon ligji tatimor është e drejat që qeveria dhe administrata tatimore duhet të:

veprojë me ndershmëri dhe në mënyrë të paanëshme në trajtimin e tatimpaguesve, me qëllim që tatimpaguesit të paguajnë vetëm tatimin e caktuar në mënyrë ligjore.

Vetëm një pyetje e thjeshtë mbetet:

Çfarë dhe si janë respektuar këto të drejta të tatimpaguesit shqiptar?!

Në qoftë se filozofia e Qeverisë Rama 1 dhe 2 është “Paguaj dhe mbylle gojën!”, nuk mbetet gjë tjetër për të diskutuar përveç ARROGANCËS QEVERISËSE.

Dhe dihet se arroganca nxit dhe sjell dhunë në forma të ndryshme, me kosto politike, ekonomike dhe shoqërore.

Çdo qeveri e mençur bën llogaritjen KOSTO/PËRFITIM.

PIKTOR!

PËRKTHYES!

DHE …

ÇDO TJETËR që nuk di të bëjë as edhe një llogari të thjeshtë.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: