Home KRYESORE “Ja cili është skenari i radhës nëse në qershor nuk hapen negociatat”

“Ja cili është skenari i radhës nëse në qershor nuk hapen negociatat”

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu sqaroi skenarin e radhës nëse në qeshor nuk hapen negociatat për Shqipërinë. E ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Bregu tha se dhjetori do të jetë skenari i radhës për Shqipërinë.

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu gjatë intervistës në Ora News

Ish-ministrja theksoi se nëse nuk ndodh hapja e negociatave as në qershor dhe as në dhjetor, rruga bëhet edhe më e vështirë, për shkak se vitin tjetër BE do të përqëndrohet në të tjera çështje.

Skenari i radhës është dhjetori, sepse Këshilli mblidhet dy herë në vit në krye të 6 muajve.

Në rast se nuk është qershori duhet të jetë dhjetori.

Unë do ta thosha larg qoftë nëse nuk ndodh edhe dhjetori sepse vitin tjetër ka dy ngjarja të tjera madhore që do të tërheqë vëmendjen e BE. Konkretizohet dalja e Britanisë së Madhe dhe nga ana tjetër janë zgjedhjet për në Parlamentin Europian, KE, zgjidhen strukturat e reja dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhet me politikën në rang botëror.

Pra askush nuk e di se çfarë do të ndodhë me konfliktet e reja që po ndodhin, askush nuk e di se çfarë po ndodh me konfigurimin e kontinenteve të reja. Gjeopolitika lëviz shumë më shpejt sesa burokratët”, deklaroi Bregu. e.r/dita

Share: