Home KRYESORE Kabinat e Divjakes….Nje histori korrupsioni

Kabinat e Divjakes….Nje histori korrupsioni

Nga Rei Morina, Parrena.com

Tete vjet me pare 338 kabinat e plazhit te Divjakes u bene,ne korrik te 2010 “molle sherri” mes Kryetarit te Bashkise dhe Keshillit Bashkiak.Keta te fundit akuzuan kreun e Bashkise Irakli Goreja per abuzime me pronen e qytetareve,duke e tjetersuar ate per qellime perfitimi.

Referuar lajmit te ATSH te dates 15 korrik 2010 mesojme se “Kryebashkiaku Goreja nenshkroi nje kontrate me biznesin privat per shfrytezimin e kabinave per nje periudhe dhjete vjecare.Sipas tij “te gjitha vprimet jane te ligjshme,transparente dhe me leverdi ekonomike per Bashkine”.Por edhe pas argumenteve te kryebashkiakut keshilltaret e LSI,PS,PSD e PDK serish ngulen kembe per te bere transparencen e kontrates duke akuzuar Gorene se kabinat u jane dhene personave qe kane lidhje familjare me te”.ATSH-15 korrik Rr Isufaj.

Tete vjet me pas te 338 kabinat jane serish atje dhe ashtu te renuara,larg leverdise ekonomike per Bashkine,duket sikur akuzojne per mungesen e transparences me te cilat ato u privatizuan si dhe per korrupsionin qe vijon te mbeshtjelle me mister gjithe procesin e kalimit te tyre drejt qiramarresve te dyshimte.Pikerisht per te zbardhur mjergullen e kesaj kontrate Qendra “Open Doors” me mbeshtetjen e Leviz Albania dhe me suportin financiar te qeverise Zvicerane,startoi nje vit me pare projektin “Konceskan”.Nga hulumtimet e dokumentacionit te kontrates,por edhe te auditeve te KLSH ekspertet e Projektit konkluduan se Bashkia Divjake e 2010 ka dhene me qera nje sere pasurish qe jane eksluzivisht nen administrimin e pushtetit vendor.

Te gjitha keto pasuri jane regjistruar ne ZVRPP Lushnje si prone e Bashkise Divjake me vendimin Nr499,date 15.07.2006 te Keshillit te Ministrave dhe ne kete menyre eshte atribut i Keshillit Bashkiak Divjake per tjetersimin ose jo te tyre ne zbatim te ligjit 8652 dt.31.07.2010.Edhe sot e kesaj dite Bashkia Divjake nuk ka mundur te vendose ne vend te drejten ligjore te shkelur duke iu drejtuar gjykates kompetente.Ajo jo vetem nuk ka arritur dot te mbledhe nje pjese te detyrimeve te pashklyera nga qiradhenia e kabinave,por as nuk ka mundur te ngreje nje padi duke kerkuar pavlefshmerine e kontratave te shitjes se kabinave.

Nderkohe ne nje sondazh qe qendra “Open Doors” zhvilloi ne fund te 2017 me rreth 140 qytetare te Divjakes dhe fshatrave perreth rezultoi se pjesa dermuese e tyre nuk ishte ne dijeni te menyres se si u nenshkrua kjo kontrate, se cfare ajo permbante dhe cilat ishin detyrimet e paleve neshkruese etj etj.Banoret u shprehen ne sondazh se shume kabina plazhi jane marre nga njerez qe nuk jane nga Divjaka por nga Durresi, Lushnja, Tirana e Fieri dhe se shume banore te Divjakes jane diskriminuar duke iu ofruar kosto me te larta qerrmarrje dhe sherbimi.Sipas nje pjese te madhe te te intervistuarve kontrata ka sjelle pak ose aspak te ardhura ekonomike per zhvillim.

Por nga hulumtimi I dokumentacionit ekonomik te eksperteve te qendres,por edhe nga auditimi i KLSh rezulton se shume nga qiramarresit dhe pronaret nuk paguajne detyrimet fianciare ne Bashki,cka konsiderohet si nje shkelje flagrante per te cilen pushteti lokal duhet te marre masa te menjehershme.Po keshtu perfitimiet ekonomike nga shfrytezimi gjate sezonit turistik te ketyre kabinave shihen si te loaklizuara vetem ne duart e qeramarresve dhe kjo pasi menaxhimi i tyre ka mbetur kryesisht familjar…

Dhe tani,tete vjet pas kesaj afere te dyshimte te nje kontrate qe asnjehere nuk ka dale ne driten e diellit,te 338 kabinat e plazhit te Divjakes jane atje,ne peshen e renimit ne pritje te nje sezoni te ri turistik.Por dhe ne pritje te zbardhjes se te vrtetes qe eshte varrosur Brenda shkresave,territ informativ dhe mungeses totale te transparences…/parrena.com

Share: