Home KRYESORE Krichbaum: Nuk janë pjekur kushtet, çelja e negociatave me Shqipërinë e parakohshme

Krichbaum: Nuk janë pjekur kushtet, çelja e negociatave me Shqipërinë e parakohshme

Deputeti gjerman i CDU (partisë së Merkelit) ka folur sërish për rekomandimin e KE për të hapur negociatat me Shqipërinë. Sipas tij, Shqipëria nuk është ende gati dhe se vendimi për të çelur negociatat është i parakoshëm.

“Së pari dhe më kryesorja, problem janë korrupsioni dhe niveli i lartë i krimit të organizuar” tha Gunther Krichbaum që mban detyrën e Kryetari të Komitetit të Evropës në Bundestag. Ndërkohë, qëndrimi kritik i Krichbaum mbi pjekurinë e Tiranës ka bërë që politikani i CDU-së të jetë objektiv për mediat shqiptare, të cilat janë pranë Kryeministrit Edi Rama. Ndër të tjera, Krichbaum u akuzua në portalet tona për veprimin në interes të Presidentit rus Putin.

Rama-dhe Basha u përfshinë në debat të ashpër gjate fundjaves mbi rolin e politikanit të njohur gjerman Krichbaum.

Sot ai ka dhënë një interviste për gjermanen ‘Tagesspiegel’ të cilën e ka postuar edhe në faqen e tij në facebook. Sipas Krichbaum korrupsioni dhe krimi i organizuar janë problemet kryesore të Shqipërisë.

Share: