Home KRYESORE Ku ndodhet Adriatik Llalla? Avokati: Ky është komunikimi im i fundit…

Ku ndodhet Adriatik Llalla? Avokati: Ky është komunikimi im i fundit…

0

Gjatë ditës së sotme, qarkulloi lajmi se Adriatik Llalla është larguar nga vendi pasi ndaj tij nisën hetimet. I pyetur lidhur me vendndodhjen e klientit të tij, avokati Sokol Hazizaj deklaroi në studion e Real Story se nuk ka komunikuar me te prej disa ditësh.

Avokati i ish-kryeprokurorit përsëriti edhe njëherë deklarimet e dhëna më herët në media se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë procedim penal. Këtë qëndrim ai e bazon në faktin se ai dhe klienti i tij nuk kanë asnjë njoftim.

“Adriatik Llalla nuk është informuar nëse ka hetime ndaj tij. Gjatë gjithë kohës që ka ushtruar detyrën nuk kemi pasur asnjë akuzë nese ka konsumuar apo jo vepër penale, korrupsion, tani që ikën… Mua më habit fakti që gazetari më tha se ka një procedim penal, me numër kur unë nuk jam njoftuar si përfaqësues ligjor i tij”, deklaroi Hazizaj në studion e emisionit Real Story.

Lidhur me këtë deklaratë, në ndërhyrjen e bërë nga gazetari Artan Hoxha theksoi se “avokati ka të drejtë për edhe ata (prokurorët) kanë hak. Me ndryshimet ligjore prokuroria ka të drejtë të shkojë në gjykatë për masën edhe në mungesë”.

Share:
Reklama juaj