Home KRYESORE Llalla , reforma Soros në Drejtësi dhe Donald Lu. Nga Fatmir Hoxha...

Llalla , reforma Soros në Drejtësi dhe Donald Lu. Nga Fatmir Hoxha *

Në tetorin e vjetshëm, në një takim “me shoqërinë civile”, në kulm të debateve për përfshirjen e ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në një grup mafioz trafiku droge, Donald Lu, me cilësinë e ambasadorit të SHBA mbajti një qëndrim shumë interesant. Ai u tha dëgjuesve se “në komunizëm Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin  njerëz të pafajshëm në burgjet e tmerrshme: në Spaç, Burrel dhe Qaf Bar. (….) Nuk do të ishte e përshtatshme për mua të them nëse Saimir Tahiri është i pafajshëm apo fajtor”

I njejti Donald Lu sot na del e na deklaron se Adriatik Llalla “është një zyrtar publik i korruptuar dhe i diskredituar i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara”

Për ta kompletuar “tablonë kriminale” të Adriatik Llallës, sot na del edhe një përgjim i bërë …dy vjet e gjysmë më parë?

Së pari, në çështjen “Tahiri” oligarkia shqiptare i shpërfilli përgjimet e freskëta e të ngrohta. Për këtë tjetrin, Llallën, na paskan vlerë ato të 2015-ës?

Së dyti, kur përgjimet, dokumentat etj, i mban në kasafortë dhe nuk i çon në gjykatë a nuk i bën publike, ke konsumuar të paktën njërin nga këta dy KRIME: ose fshehje e veprës penale, ose shantazh, ose të dyja bashkë!

Po pse Donald Lu i është qepur me bukë në trastë ish Prokurorit të Përgjithshëm?

Prej kësaj pyetje e para saj lind vetvetiu një tjetër: A ËSHTË ADRIATIK LLALLA E KEQJA MË E MADHE, KYÇI I KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR NË VEND?

Edhe sikur, tashmë ai nuk është më në post publik. Pra as korrupsonin, as kanabisin as kokainën, nuk i lufton a mbështet dot ky individ. Duke përdorur një figurë tashmë anekdodike të Donald Lu – së, atë të “peshkut të madh”, Llalla as peshk nuk është më.

Ç’FITON SHQIPËRIA NËSE ARRESTOHET ADRIATIK LLALLA?

  • Fiton një udhëheqës të gjithpushtetshëm! Iu bë pengesë Ramës ky ish Prokurori i Përgjithshëm? Rama e kall në burg!
  • Fiton bekimin zyrtar të SHBA ky autokrati , që në CNN e quajti “rrezik për botën” fitoren e Presidentit Donald Trump. Nëse gështenjën “Llalla” e nxjerr me dorën Lu, në opinionin shqiptar kjo përkthehet si politikë e Amerikës dhe mbështetje e saj për Edi Ramën
  • Fiton – si në ato raste që përmend në tetor 2017 Donald Lu për komunizmin – një kokë turku të rëndësishme. Ashtu siç Enveri qiste periodikisht nga një grup armiqësor dhe e pushkatonte për të terrorizuar popullin, edhe arrestimi i Llallës të njejtin efekt ka: “Rrini ore urtë , se këta nuk pyetën as për atë që mund të fusë në burg president e kryeministër bashkë”!

Po çne që ka “lajthitur” Donald Lu?

Vini re që them “Donald Lu” e jo “ambasadori i SHBA”

Sepse, me cilësinë e Ambasadorit të SHBA, ky individ është investuar me mish e me shpirt për të vënë në jetë këtu Reformën në Drejtësi të George Soros! Kjo është detyra që me mish e me shpirt, me çdo kosto, me petkun e përfaqësuesit më të lartë të SHBA në Tiranë, ky individ po e kryen. Ju kujtohet kur u miratua në unanimitet kjo reformë dhe hiperaktiviteti i Lu, me deklarata, takime e thirrje deputetësh në ambasadë?

Si shpjegohet që, kur në dhjetor 2017, Shqipëria VOTON KUNDËR SHBA në një rezolutë të iniciuar nga antiamerikanët, ambasadori i SHBA nuk ndjejet? Nuk ma ka kërkuar votën – tha Rama. Nuk bëri ambasadori deklaratë as para, as gjatë e as pas këtij turpi, ndërkohë që është i vëmendshëm për orët e varëset e florinjta të gjyqtarëve, por nuk sheh vilat në Tiranë e bregdet të elitës politike të vendit. Që i kërrcet dhëmbët Ylli Manjanit e i bën presion të heshtë për axhendën LGBT ama nuk “e vë re” se Top Channel, Klan e soj e sorrollop i mbushin edicionet e lajmeve sistematikisht me lajme KUNDËR DONALD TRUMP, përfaqësuesi i të cilit duhej të qe këtu Donald Lu.

Rasti i rrëmbimit të personave nga banda e Edi Ramës për shkak të protestës në Kukës është dëshmi me fakte e prova që Edi Rama ka kapur tashmë drejtësinë përmes Reformës në Drejtësi, reformë e deklaruar e George Soros me investim të fuqishëm personal të Donald Lu. Po investim i këtij të fundit ka qenë edhe prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme, e cila u përdor si sekretare në arrestimet e kryera natën vonë pas protestës në Kukës.

Shqiptarët kanë nënshkruar një peticion, drejtuar DASH, për t’i kërkuar në emër të proamerikanizmit të verifikojë nëse Donald Lu është duke zbatuar politikat presidentit Trump apo jo në këtë vend. Ne kemi prova që JO! Dhe besojmë se me ardhjen e zotit Pompeo në krye të Departamentit të Shtetit edhe atje ta marrin shumë më seriozisht këtë aktivitet.

* Fatmir Hoxha – kryetar i PDM – e re

Share: