Home KRYESORE Mbylli mirë dritaret … nga Guido Catalano

Mbylli mirë dritaret … nga Guido Catalano

Përktheu: Elona Caslli

Sa është ora andej nga ti?
Çfarë dite është?
Është verë?
Ka dritë?
Ka ardhur mbrëmja?
Si është hëna?
A të bie dielli në kokë?
Çfarë sheh në pazar?
Çfarë frutash sheh kur del të bësh pazarin?
Çfarë ngjyrash ka rrugëve?
Çfarë aromash?
Çfarë erë të keqe?

Çatitë janë të sheshta apo me majë?
A ka pemë?
Lumenj?
A ka det?
Liqen?
A shihen malet?
A të rrethon betoni?
A bën ftohtë?
A luajnë fëmijët në rrugë?

Kur shihesh në pasqyrë
çfarë sheh?
Si i ke sytë?
Je e bukur?
A janë të mëdhenj sytë e tu?
Si i mban flokët?
Të lëshuar?
Kaçurrelë?
Të shkurtër?
Qesh një herë.
Si është buzëqeshja jote?
A di të ma thuash?

Çfarë ke veshur?
Ke veshur diçka të lehtë dhe me ngjyra?
Jeshile?
Blu?
Një pulovër të trashë?
Çfarë këpucësh ke?
Po tymos?
Je e zhveshur?
Si është goja jote?

A ndodhet dikush pranë?
Në dhomën tjetër a ndodhet dikush që të do fort?
Çfarë ke?
Ndihesh vetëm?
Çfarë sheh nga dritarja tani?
Sheh sorrat?
Fluturojnë ulët, apo jo?
Edhe këtu.
Do të thotë se shtrëngata po vjen.
Mbylli mirë dritaret.
Ulu.
Merr frymë thellë
dhe në mundsh
më shkruaj një poezi.

Share: