Home KRYESORE Moderatorja e njohur përlotet live në emision nga telefonata e papritur!

Moderatorja e njohur përlotet live në emision nga telefonata e papritur!

0

Moderatorja e njohur e emisionit “Me zemër të hapur” Evis Ahmeti është surprizuar në 45 vjetorin e saj në mënyrën më të bukur. Ajo ka marë një telefonatë surprizë nga e bija e cila ndodhet larg, dhe në këtë mënyrë i ka bërë edhe një urim tejet emocionues.

Në studio po trajtohej një çështje konflikti mes një nëne dhe vajzës që nuk fliste dhe teksa Evisi priste që në linjë telefonike të hynte vajza e familjes, në fakt telefonoi dikush tjetër.

“Më falni për kohën televizive që po ju marr. Mami në këtë 45-vjetor unë ndodhem larg teje, por dashuria ime nuk matet me kilometra. Kam fatin e madh që kam një mama të përkushtuar si ty. Të dua shumë dhe të them se je mami më e mirë në botë”, u shpreh vajza e Evit Ahmetit. Moderatorja u emocionua shumë dhe me lot në sy tha: “Shumë faleminderit zemra e mamit”. Më pas stafi i solli Evisit në studio dhuratën e të bijës që ishte një trëndafil në qelq.

Share:
Reklama juaj