Home KRYESORE Mogherini sot në Tiranë, kush do të jenë të pranishëm në këtë...

Mogherini sot në Tiranë, kush do të jenë të pranishëm në këtë takim?

Sot do të viztojë Tiranën, Federica Mogherini, shefja për politikën e Jashtme të BE-së e cila do t’i sjellë Shqipërisë raportin për hapjen e negociatave me BE.

Ajo mbërrin në kreyqytet gjatë pasdites së sotme dhe do të darkojë me kryeministrin Rama. Takimet e saj zyrtare do të zhvillohen gjatë ditës së mërkurë, ku në orën 11:00, ajo do të ketë një konferencë shtypi me kreun e qeverisë, Rama.

Ndërkohë, kryediplomatja e BE-së do të ketë takime edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Në këtë takim, do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadh

Share: