Home KRYESORE Në Maqedoni heqin emrin e Haradinajt nga lista e të kërkuarëve nga...

Në Maqedoni heqin emrin e Haradinajt nga lista e të kërkuarëve nga Interpoli

Një ditë para vizitës në Shkup, të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, burime të gazetës “Koha” bëjnë të ditur se autoritetet e Maqedonisë kanë hequr nga lista e të kërkuarve nga autoritetet serbe të azhornuar përmes Interpolit, në fund të javës së kaluar.

Këto burime thonë se kryeministri i Kosovës, krahas 20 ish-komandantëve të tjerë të ish-UCK-së, ka qenë i përfshirë në pjesën e sipërme të kësaj liste, e cila u aktivizua së fundi nga Serbia.

Javën e kaluar ministri i Brendshëm i Sërbisë, Nebojsha Stefaniviç, bëri të ditur se përmes Interpolit, institucioni që drejton ai, ka riaktivizuar kërkesën për arrestim të mbi 20 pjestarëve të ish-UCK-së së Kosovës, duke përfshirë edhe presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, ndërkaq për këta dy të fundit për shkak të pozicionit aktual që kanë “janë në sistemin e kërkimit por për momentin janë të padukshme”, ka thënë Stefanoviç.

Kryeministri Haradinaj në Shkup, krahas takimit me homologun e vetë Zaev, do të jetë në një darkë të përbashkët me kryeministrat e rajonit dhe Komisaren për Politikë të Jashtme të BE-së, Federika Mogherini.

Krahas kryeministrit Haradinaj në Shkup, kanë konfirmuar prezencën e tyre edhe kryeministrat tjerë të rajonit, duke përfshirë Edi Ramën e Shqipërisë, atë serbe, Ana Bërnabiç, si dhe akoma e pakonfirmuar është edhe prezenca e kryeministrit Bullgar, Borisov, në cilësinë e kryesuesit të BE-së.

Po ashtu kryeministri Haradinaj do të jetë prezent edhe në Samitin dixhital për Ballkanin Perëndimor që mbahet të mërkurën e të enjten në Shkup.

Share: