Home KRYESORE O shtet(ka…)rë shqiptarë shikoni si vepron bota për interes të vet!

O shtet(ka…)rë shqiptarë shikoni si vepron bota për interes të vet!

Nga Kasem Seferi

Me shumë dhimbje dëgjova një lajm që Presidenti turk Erdoan (gërma “g” o të paditur nuk gërmëzohet) tha për Kryeministrin shqiptar të Kosovës, Zotin Haradinaj që, personalisht, e kam njohur dhe e di fort mirë që nuk trembet nga “kërcënimet” e këtij lloji.

Është politikë dhe, në politikë, dalin të fituar ata që arrijnë të luajnë bukur mirë.

Tek e fundit, politika më e mirë është ajo që i shërben vendit dhe popullit tend.

Në këtë kontekst, a mund të gjykohet Kryeministri Haradinaj që do të “paguajë” për largimin e ministrit të brendshëm dhe atij të shëbimeve sekrete të Kosovës për një të drejtë legjitime dhe për një drejtë strategjike për interesat e shtetit shqiptar të Kosovës, për ata që i dhanë pavarësinë (lirinë)?!

Zoti Erdoan (jo Erdogan), President i nderuar i Turqisë mike (në shumë drejtime), ka thënë shumë gjëra që i shërbejnë Turqisë dhe interesave të saj në Ballkan.

Në shumë kuptime, askush nuk mund t’ia mohojë prirjet dhe zhvillimet në rajon e më gjërë fuqive të tilla si Turqia, por me një kusht:

Të mos prekë interesat e shqiptarëve!

I dashur President Erdoan!

Kam pasur kënaqësinë të ta shtrëngoj dorën jo vetëm një herë duke të thënë: “Oshkaldiniz“!

Pikërisht, për këtë ndjesi mirënjohje ndaj Turqisë mike dhe ndaj teje si përfaqësues i saj, do të të bëja një “thirrje“ modeste duke theksuar vetëm një gjë.

Miku – mikun nuk e kërcënon, por këshillon!

Kasem Seferi – një qytetar që sheh larg në marrëdhëniet Turqi – Shqipëri

Share: