Home KRYESORE PD: ja arsyeja pse hesht Qeveria për GULF: Bashkëpronar në kompaninë mashtruese...

PD: ja arsyeja pse hesht Qeveria për GULF: Bashkëpronar në kompaninë mashtruese eshte edhe…?

Deputetja Demokrate Jorida Tabaku deklaroi sot se GULF ka tregtuar naftën e ARMO-s dhe gjithashtu mendohet se Besnik Sulaj ka qenë bashkëpronar me Albano Alikon.  Sipas PD, kjo është arsye e vertete se pse hesht qeveria për mashtrimin e madh që iu bë konsumatorëve shqiptarë.

Deklarata e plote.

Në 12 Shtator të 2013 filloi biznesin “Gulf” në Shqipëri ku Ministri Gjiknuri i pranishëm, theksoi se nga kjo ditë do të fillonte një histori e re suksesi në fushën e karburanteve.

Po çfarë ndodhi në të vërtetë?

Në fakt sot 5 vite mbas operimit të kësaj kompanie ajo ka mbyllur dyert, mbasi ka krijuar një piramidë duke shitur karburantin me tollona me çmim 25% më të ulët se tregu dhe ka grumbulluar rreth 5 milionë Euro.

Nga dita e themelimit e deri në 2018 kur falimentoi kompania ka dalë me humbje të mëdha ndonëse mesatarisht në tre vite kompania ka pasur një xhiro vjetore prej 3.8 miliard lekësh humbjet e saj duken të pajustifikuara.
Siç grafiku e tregon, nafta e prodhuar e importuar ka rënë nga 500 000 ton në 400 000 ton (me një vlerë në treg prej 120 milionë euro).

Ndërkohë që nafta e prodhuar në vend është rritur nga 12 000 ton në 167 000 ton (me një vlerë në treg prej 200 000 milionë euro). Kjo tregon se nafta e “ARMO” është hedhur në treg dhe është shitur pamvarësisht cilësisë së ulët të saj. “Gulf” ka qënë i vetmi rrjet që ka tregtuar naftën e ARMO-s. Këto dy kompani kanë qënë të lidhura me njëra-tjetrën me klientin e preferuar të qeverisë. Albano Aliko është njëkohësisht pronar dhe i biznesve të tjera me Besnik Sulajn. Njësoj si ARMO që kishte detyrime të papaguara prej 60 mln euro dhe “Gulf” operonte me të njëjtën skemë.

Ministria e Financave ende sot e kësaj dite nuk ka dhënë një përgjigje shteruese mbi falimentin e një kompanie që bënte mesatarisht 3.8 miliardë lekë xhiro vjetore, megjithëse nisi një fushatë tek kompanitë e naftës.

Ministri Gjiknuri gjithashtu hesht megjithëse ka deklaruar për standardin e lartë të investitorëve të huaj.

Kompania raportohet se ka deryrime të papaguara ndaj shtetit, raportohet se ka sigurime shoqërore të papaguara. Por si ka mundësi që një biznesi të vogël i vendoset gjobë prej 50 000 lekësh megjithëse janë të vetëpunësuar dhe kjo skemë mashtrimi fiskal nuk është parë nga sytë e shtetit?

A duhet të flasë për këtë ministri Ahmetaj, Gjiknuri apo dhe institucione të tjera? Drejtoria e Pastrimit të Parave? Drejtoria e Hetimit tatimor?

Kjo është dhe arsyeja pse investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri.

Kjo është arsyeja pse largohen nga shteti i Edi Ramës sepse qeveria mbështet vetëm një grup biznesesh që përfitojnë tendera e konçesione, sepse Edi Rama mbështet vetëm miqtë e klientët e tij.

Kjo është arsyeja pse policia nuk rpaortoi denoncimet e qytetarëve.

Kjo është arsyeja pse të gjitha isntitucionet heshtin.

*Bashkëngjitur ekstrakti në QKR ku Besnik Sulaj dhe Albano Aliko janë bashkëpronar të kompleksit Taivan dhe skema se si ata kanë bashkëpunuar tek kompania e naftës. 


Share: