Home KRYESORE Përfundon takimi i Ramës me Merkel, çfarë deklaroi kancelarja?!

Përfundon takimi i Ramës me Merkel, çfarë deklaroi kancelarja?!

Ka përfunduar takimi midis kryeministrit Edi Rama dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

“Ka një numër parakushtesh për fillimin e negociatave për anëtarësim“, mësohet të ketë deklaruar Merkel.

Ajo vlerësoi se Shqipëria kishte kryer një sërë reformash, siç është vettingu i prokurorëve dhe gjykatësve.

“Sfondi është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne do të formojmë opinionin tonë përfundimtar gjatë javëve të ardhshme nëse ka ende gjëra për të bërë, nëse ka progres të mjaftueshëm”, mësohet të ketë thënë Merkel.

Share: