Home KRYESORE Procedimi penal i deputetëve/ Nga Basha te Kryemadhi, ja sa vite burg...

Procedimi penal i deputetëve/ Nga Basha te Kryemadhi, ja sa vite burg rrezikojnë

0

Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal për të gjithë organizatorët e protestës së të enjtes ku për rreth tri orë u bllokuan katër akse kryesore kombëtare. Procedimi penal ka filluar për një numër protestuesish dhe organizatorësh që bllokuan autostradat me akuzën “Organizimi dhe pjesëmarrja në tubime dhe manifestime të paligjshme”. Bëhet fjalë për 33 politikanë dhe 24 protestues. Sipas policisë ata kanë tubuar pa marrë leje përkatëse nga organet e rendit dhe kanë penguar qarkullimin e automjeteve në këtë aks rrugor, për rreth 2 orë mes të proceduarve janë kreu i PD-se Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe deputetë të opozitës.

Të gjithë të poceduarit akuzohen për “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme” si dhe për “Pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit” ndërsa mbi disa protestues rëndon akuza për prishjen e rendit dhe qetësisë dhe ndotja e ajrit pasi janë fiksuar teksa kanë djegur gomat e automjeteve.

Sipas njoftimit të policisë të gjithë të proceduarit janë ndarë sipas vendeve ku ata kanë protestuar ditën e enjte. Në Vorë ku për më shumë se dy orë qëndroi edhe kreu demokrat Lulzim Basha policia e komisariatit Vorë në bashkëpunim me prokurorinë janë referuar materialet për veprat penale për 8 organizatorët, mes të cilëve edhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, sekretarin e Përgjithshëm Arben Ristani, kreun e Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu, deputetin Edi Paloka, deputetin Luan Rama, kreun e PDK Nard Ndoka, e deputet e tjerë nga të dyja forcave politike PD dhe LSI. E njëjta gjë edhe protestën që ndodhi në vendin e quajtur Bradashesh në Elbasan, ku mes të proceduarve rezulton edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i grupit të PD Edmond Spaho, si dhe Ervin Salianji. Po kështu në këtë protestë janë proceduar edhe 4 protestues.

Në lidhje me protestën e zhvilluar në aksin rrugor Mamurras – Milot, nga Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Pro-kurorinë e Rrethit është çuar procedim për 23 organizatorë midis të cilëve edhe ish-ministri Flamur Noka. Përgjegjës për protestën e Lushnjës policia ka gjetur deputetët Mylsim Murrizi, Tritan Shehu, Enkelejd Alibeaj. Nëse akuzat vërtetohen, të proceduarit rrezikojnë dënime nga gjobë deri në 3 vite burg. Gjithashtu, u proceduan penalisht 4 shtetas për veprën penale “Ndotja e ajrit” pasi gjatë zhvillimit të tubimit kanë djegur në rrugë disa goma. Ata janë; K.B., 29 vjeç, banues në Cërrik, S.G., 20 vjeç, banues në Cërrik, E.B., 28 vjeç, banues në Peqin, M.G., 24 vjeç, banues në Cërrik. Po punohet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë në këtë tubim të jashtëligjshëm. Si dhe u proceduan penalisht edhe disa persona për pjesëmarrje aktive ne tubim.

Dënimet

Nëse akuzat vërtetohen, të proceduarit rrezikojnë dënime nga gjobë deri në 3 vite burg. Gjithashtu, u proceduan penalisht 4 shtetas për veprën penale “Ndotja e ajrit” pasi gjatë zhvillimit të tubimit kanë djegur në rrugë disa goma. U proceduan penalisht edhe disa persona për pjesëmarrje aktive ne tubim.

Procedimi për bllokimin në Vorë

Lulzim Basha, PD
Nard Ndoka, PDK
Edi Paloka, PD
Luan Rama, LSI
Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz
Arben Ristani, sekretar PD
Fiqiri Ismaili, PD

Elbasan

Monika Kryemadhi LSI
Edmond Haxhinsto LSI
Kejdi Mehmetaj LSI
Edmond Panariti LSI
Edmond Spaho PD
Ervin Salianji PD
Luçiano Boçi PD
Endri Hasa PD

Kurbin

Flamur Noka, PD
Nora Malaj, LSI
Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër
Bashkim Shehu, kryetar i Bashkisë Kukës
Bardh Spahia PD

Lushnje

Mylsim Murrizi, PD
Tritan Shehu, PD
Enkelejd Alibeja, PD
Oerd Bylykbashi, PD
Oriola Pampuri, PD

Burimi: http://www.gsh.al/2018/04/09/procedimi-penal-nga-basha-te-kryemadhi-ja-sa-vjet-burg-rrezikojne/

Share:
Reklama juaj