Home KRYESORE Profil/ Kush është Ri Sol Ju, gruaja e mistershme e Kim Jong...

Profil/ Kush është Ri Sol Ju, gruaja e mistershme e Kim Jong Un (FOTO)

Gruaja e Parë e Koresë së Veriut, Ri Sol Ju, shoqëroi bashkëshortin e saj Kim Jong Un në një banket pas takimit me presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe bashkëshortes së tij, Kim Jung-sook, ku provuan ushqime të shijshme nga të dyja anët e kufirit.

Pjesëmarrja e saj në darkë erdhi mes një rritjeje të papritur të rëndësisë së saj që analistët e kanë interpretuar si fillimet e një “kulti personaliteti”.

Ri Sol Ju ka bërë paraqitje të rregullta në krah të bashkëshortit të saj gjatë muajve të fundit, teksa marrëdhëniet nisën të ngrohen midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.

Që nga paraqitja e saj e parë në një ngjarje zyrtare në vitin 2011 (funerali i vjehrrit të saj, Kim Jong Il) ajo  ka ecur një rrugë shumë të ndryshme nga paraardhëset e saj, duke marrë një rol të ngjashëm me gruan e një udhëheqësi perëndimor.

Image result for Ri Sol Ju

Gruaja misterioze

Për vite me radhë, dihej shumë pak për Ri, dhe ende shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje. Në mes të 2012-ës, pati spekulime se “gruaja mister” e parë krahas Kimit në ngjarjet zyrtare mund të ishte një nga motrat e tij ose një e afërm tjetër.

Mediat shtetërore nuk njoftuan martesën e Kim dhe Ri deri në korrik 2012, rreth 3 vjet pasi inteligjenca e Koresë së Jugut zbuloi se dasma u zhvillua.

Gratë e babait dhe gjyshit të Kim-it përmendeshin rrallë. Në mediat shtetërore gratë e tyre qëndruan në hije gjatë dekadave të burrave të tyre në pushtet.

Image result for Ri Sol Ju

“Kur gruaja e parë e gjyshit të tij, (disa e quajnë “nëna themeluese e dinastisë”) ishte e gjallë, emri i saj kurrë nuk është përmendur në media, ekzistenca e saj kurrë nuk është lënë në dyshim”, – thotë për CNN, Andrei Lankov i Universitetit Kookmin në Korenë e Jugut.

“Nuk kishte asnjë referencë për gruan e parë të Kim Il Sung para vdekjes së saj dhe për shumë vite ai nuk kishte përmendur asnjëherë gruan e tij të dytë”, – tha Lankov.

“U deshën 15 vjet para se ekzistenca e gruas së tij, gruas së tij të dytë, të përmendej ndonjëherë në shtyp, dhe madje edhe atëherë, kalimthi”, – shtoi ai.

Image result for Ri Sol Ju

Përvoja e Ri ka qenë shumë e ndryshme. Javën e kaluar, asaj iu dha titulli i ri i “Zonës së Parë të respektuar” nga mediat e Koresë së Veriut, një hap nga “shokët” e përdorur më parë dhe një shenjë”,- sipas analistit Peter Ward, se Ri po merr kultin e vet personal.

Kenji Fujimoto, ish kuzhinier i sushiit personal për Kim Jong Il, e përshkroi Ri si “kaq simpatike” pasi e takoi atë në 2012.

Ish-nxitëse e tifozëve

Besohet të jetë në të 20-at e saj ose në fillim të viteve 30. Dihet pak dihet për jetën e hershme të Ri-së ose për familjen e saj.

Sipas Michael Madden, një ekspert i cili e njeh Korenë e Veriut, ajo u lind rreth 1984 në Chongjin, qyteti i tretë më i madh i Koresë së Veriut, në bregun lindor të vendit.

Ajo është një e diplomuar e Universitetit Kim Il Sung dhe mbesa e Ri Pyong Chol, ish-kreu i Ushtrisë Popullore Koreane (KPA) dhe Forcave Anti-Ajrore. Babai i saj ishte gjithashtu një oficer i KPA-së, sipas Madden.

Ligjvënësi i Koresë së Jugut Jung Chung-rai i tha CNN-it në 2012, se Ri mori pjesë në Shkollën e Mesme të Geumseong në Phenian, “përpara se të shkonte në Kinë për të studiuar për muzikë”.

“Ajo gjithashtu vizitoi Korenë e Jugut për kampionatet aziatike të atletikës në Incheon 2005, si pjesë e një skuadre të nxitësesh tifozësh”, – shtoi Jung. Ri së bashku me të rinj të tjerë të Koresë së Veriut, të veshur me një flamuj të zi dhe të bardhë duke treguar një gadishull Korean të unifikuar.

Image result for Ri Sol Ju

Kim dhe Ri kanë tre fëmijë së bashku, sipas Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës të Koresë së Jugut (NIS), ndonëse vetëm një prej tyre është përmendur publikisht – nga ish-ylli i NBA Dennis Rodman, i cili vizitoi Pyongyang në vitin 2013 dhe tha se po mbante në dorë vajzën e Kim me emrin Ju Ae.

Image result for dennis rodman kim jong un

Një ligjvënës i Koresë së Jugut tha për CNN se ai ka mësuar nga burime të tij se fëmija i parë i çiftit ishte një djalë i lindur në vitin 2010, ndërsa i dyti ishte një vajzë, e lindur në vitin 2013. Një ligjvënës tjetër konfirmoi se “fëmija i parë i Kim është një djalë dhe fëmija i dytë është një vajzë.

Në të kaluarën, Ri është zhdukur nga prezenca publike për periudha të gjata, të cilat besohet të kenë qenë gjatë shtatzënive të saj.

kim-3-1

Dreka e Ri me burrin e saj nuk ishte hera e parë që shoqëronte atë në një udhëtim jashtë Koresë së Veriut. Muajin e kaluar, ajo dhe Kim udhëtuan për në Pekin në një tren të blinduar shumë të përdorur tradicionalisht nga udhëheqësit e Koresë së Veriut kur udhëtonin jashtë vendit.

Vizita shtetërore, gjatë së cilës çifti i parë i Koresë së Veriut kishte darkuar me presidentin kinez Xi Jinping dhe gruan e tij Peng Liyuan, ishte takimi i parë zyrtar i Kim me një udhëheqës të huaj, përpara takimit të mëngjesit me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe takimit të planifikuar me Presidentin e SHBA Donald Trump më vonë këtë vit. ©LAPSI.al

kim-13

Share: