Home KRYESORE Rama në panik? Mbledhja e grupit socialist me dyer te mbyllura dhe...

Rama në panik? Mbledhja e grupit socialist me dyer te mbyllura dhe pa ERTV live

0

Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin parlamentar në një takim me dyer të mbyllura, ndryshe nga herë të tjera, ku hapja bëhet live në ERTV dhe kjo sigurisht e ka patur nje shkak organizativ dhe politik.

Dhe duhet informuar se burimet treguan se Rama është shprehur i pakënaqur nga puna në terren e deputetëve socialiste. Rama ka kërkuar që të punohet më shumë me bazën, sikur zgjedhjet të ishin këtë qershor.

“Të shpërndaheni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtuar. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë ketë qershor”, behet me dije të ketë deklaruar Rama duke u treguar qarte se është i zënë në panik nga zhvillimet e fundit, ku protestohet kundër taksave dhe TVSH ndaj biznesit të vogël.

Nga ana tjeter informohet se Rama gjithashtu ai ka kërkuar nga deputetët që të ruajnë qetësinë gjatë seancave plenare të tensionuara dhe të mos bien pre e provokimeve të opozitës.

Jo rralla deputet harrojne se pozicionet qe kane dhe reagojne personalisht si ne seancën e fundit, Ditmir Bushati qe iu kundërpërgjigj opozitës që protestonte për lirimin e kukësianëve.

Share: