Home KRYESORE Rama nga Gjermania: Kam besim tek Merkel, Shqipëria jo “kokë turku” e...

Rama nga Gjermania: Kam besim tek Merkel, Shqipëria jo “kokë turku” e interesave

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për DW nga Gjermania, ku ndodhet për një vizitë dyditore këmbëngul se Shqipëria ka përmbushur detyrimet e saj, por nuk përjashton ndonjë surprizë të pakendshme, që lidhet më shumë me qëndrimet politike sesa progresin e Shqipërisë.

“Rekomandimi nuk është për t’u marrë si i mirëqënë. Ne kemi marrë rekomandimin e qartë dhe pa kushte nga Komisioni Europian dhe kjo nënkupton se kemi përmbushur të gjitha detyrimet. Por, tashmë vendimarrja është e bazuar në gjykimin politik dhe në këtë gjykim ka gjithmonë luftë, kendvështrime dhe interesa të ndryshme”, tha ai.

Kryeministri apeloi që të Shqipëria të mos bëhet viktimë e këtyre lojërave politike.

“Do të shpresoja që Shqipëria të mos bëhej peng e asnjë dinamike të brendshme politike dhe të mos përdoret si një “kokë turku” për të avancuar axhenda që nuk kanë të bëjnë aspak me atë që ne kemi bërë”, shtoi ai.

Shefi i Qeverisë shpresoi edhe tek ndihma e Angela Merkel.

“Ka mjaft miq e partnerë të Shqipërisë në këtë proces dhe mbi të gjitha besoj që Kancelarja, që është kampione europiane dhe ka qenë kampione e proceseve transformuese në rajon, duke nisur procesin e Berlinit, do të jetë në favor të çuarjes përpara të këtij procesi në një moment thelbësor”, u shpreh ai./opinion.al

Share: