Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Reporterët pa kufi: Rama sulmoi gazetarët me fyerje “injorantë” “sharlatanë”

Reporterët pa kufi: Rama sulmoi gazetarët me fyerje “injorantë” “sharlatanë”

Organizata “Gazetarët pa kufij”, me seli në Paris vlerëson në raportin e saj për lirinë e medias se po rritet armiqësia ndaj gazetarëve dhe ajo haptazi po trimërohet nga udhëheqësit politik.

Në raportin që vlerëson shkallën e lirisë së medies në 180 vende, theksohet se armiqësia ndaj medies nga udhëheqësit politik, nuk është e kufizuar më vetëm në vende autoritare si Turqia, që ka pësuar rënie, apo Egjipti, ku “frika nga mediet”, është aq e theksuar, saqë gazetarët akuzohen në mënyrë rutinore për terrorizëm dhe të gjithë ata që nuk ofrojnë besnikëri, burgosen në mënyrë arbitrare.

“Gjithnjë e më shumë, udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike, nuk i shohin më median si pjesë e mbështetjes thelbësore të demokracisë, por si një kundërshtar ndaj të cilit shfaqin hapur urrejtjen e tyre”, thuhet në raport.

Shqipëria radhitet në vendin e 75-të, pra një vend më mirë sesa një vit më parë. Një raport i përbashkët i “Gazetarëve pa kufij” dhe BIRN-it i publikuar në muajin mars të këtij viti, ka gjetur shumë probleme në mediet shqiptare. Standardet rregullative janë manipuluar në interes të qeverisë dhe pronësia mbi medien transmetuese është përqendruar në duart e pak afaristëve të mëdhenj. Kjo, ka krijuar një situatë në të cilën autocensura është e përhapur dhe 80 për qind e gazetarëve nuk kanë besim në ardhmërinë e tyre profesionale.

Raporti veçon rastin kur, kryeministri Edi Rama, sulmoi gazetarët në vjeshtë duke i quajtur ata “injorantë”, “helm”, “sharlatanë”, e madje edhe “armiq publik”. /Zeri i Amerikës

Share: