Home KRYESORE Revoltohet presidenti i Skenderbeut me Hygerta Sakon:

Revoltohet presidenti i Skenderbeut me Hygerta Sakon:

Presidenti i Skënderbeut Ardjan Takaj ka pasur një debat të ashpër me gazetaren Hygerta Sakon në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH.

Kur moderatorja e emisionit e ka pyetur se kush janë kundërshtarët e Partizanit, të cilët e dinin që në shtator se Skënderbeu do të dënohej ai iu përgjigj: “Kundërshtarët tanë janë aty. I keni edhe ju aty, pyesni regjisorin. Pyet atë që të flet ty tek veshi”, i tha presidenti i Skënderbeut, moderatores Hygerta Sakos.

Ajo iu përgjigj aty për aty duke i thënë: “T’i them Lulit?”. “Po, thuaji Lulit të vogël…”, i tha Takaj, duke bërë sërish ironi.

Një ditë më parë ai zbuloi mesazhet e ish-drejtorit të Partizanit, Dritan Dervishi, i cili mes të tjerave i thoshte Takajt se regjisori i akuzave që vinin nga Shqipëria ishte Pano Xhixho, drejtori i departamentit të sportit në RTSH. Nuk dihet nëse dje me fjalën “regjisor” ai i referohej pikërisht Xhixhos./opinion.al

Share: