Home Gjeo-Ekonomia RREGULLIMI I VEPRIMTARISE SE KOMPANIVE “OFFSHORE” SI NEVOJE E DITES…

RREGULLIMI I VEPRIMTARISE SE KOMPANIVE “OFFSHORE” SI NEVOJE E DITES…

NGA CIKLI: “KU SHKOJNE PARATE E SHQIPTAREVE?”

Nga Zef Preci

Raportimet mediatike te diteve te fundit mbi nje falimentim te pilotuar te nje kompanie private qe vleresohet se ka grabitur te pakten 5 milione Euro nga taksat e papaguara dhe parate e qytetareve te mashtruar sjellin edhe nje prove se perse duhet te rishikohet me urgjence kuadri ligjor qe rregullon veprimtarine e kompanive offshore ne vendin tone, ashtu sic po ndodh ne vendet e BE-se. Personalisht prej te pakten 5 vitesh jam perpjekur te kontribuoj ne debatin publik e profesional rreth kesaj teme.

Por qe te rishikohet ky kuader ligjor dhe institucional vendi duhet te qeveriset nga nje klase politike e pergjegjshme, demokratikisht perfaqesuese, e shkeputur nga ndikimi i oligarkise dhe rrjetet e krimit te organizuar. Mjerisht, Shqiperia nuk ka nje Parlament serioz prej nga mund te ndermerren nismat ligjevenese, ashtu sikurse nje pjese te mire te individeve te emeruar ne te ju mungon integriteti dhe pergatitja profesionale per te inicuar nisma ligjore ne kete fushe.

Veshtire te marre pergjigje edhe aspekti tjeter tejet i rendesishem per nje pushtet legjitim dhe shtet te se drejtes: si shpjegohet qe shumica e “investitoreve” offshore jane politikane dhe ish-politikane qe ne vendet e tyre kane probleme me ligjin (psh “miqte” nga Italia, Gjeorgjia, etj)?

Ose pse po ndodh qe disa “biznesmene” shqiptare te njohur si “middle man” te elites politike shqiptare, rregjistrojne kompani ne Holande, ne ishujt e “off shore”-ve e deri edhe ne Kosove dhe prej andej, shume here me dokumente te dyshimta “fitojne” tendera nga fondet publike ne shfrytezimin e pasurive publike, koncesione okulte, partneritete publike private ne shendetesi, ne pastrimin e mbetjeve urbane, etj., pra nga cdo burim pasurimi brenda nates fale lidhjeve te shkurtera me pushtetin?

Kjo eshte aq e vertete sa EBRD e konfirmoi edhe zyrtarisht dy jave me pare se 2 ne 5 firma shqiptare suksesin ne biznes e shohin te kushtezuar nga lidhjet politike…

E pra, kjo ndodh ne nje vend ku po tkurret me shpejtesi klasa e mesme, ku 1/3 e popullsise jeton me me pak se 5 USD ne dite per fryme, ku 300 mije shqiptare kane lene vendin per t’u shnderruar ne azilante ekonomike ne Perendim…

Sa afer dhe sa larg Europes se enderruar, qe mjerisht duket se po mbetet vetem nje enderr e brezave. E kjo vetem per shkak te keq-qeverisjes, korrupsionit, krimit te organizuar, nenshtrimit te shtetit nga pushteti, deficitit demokratik ne rritje, etj.

Share: